Janari sjell Izraelin në hartën e eksporteve shqiptare/ Italia mbetet partneri i parë, Çekia përfshihet po ashtu në “top 10”
Tregtia e jashtme e nisi vitin mbarë sipas shifrave të Janarit të vitit 2025. Eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u rritur me 4.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur me 0.1%.
“Scan Intel” nisur nga këto shifra ka bërë një analizë të partnerëve kryesorë në drejtim të eksporteve për fillimin e vitit 2025. Ajo që vihet re nga shifrat e Janarit është futja e disa shteteve të reja në “Top 10” partnerët më të rëndësishëm. Gjejmë në vend të 7-të Izraelin me një vlerë të eksporteve prej 747 milionë lekë, duke u rritur me reth 1,400%.
Ndërkohë, një hyrje e re në vend të 10-të është Çekia me 509 milionë lekë eksporte në Janar të vitit 2025. Të dhënat tregojnë se gjashtë partnerët e parë kanë mbetur të pandryshuar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Italia, Kosova, Gjermania, Greqia, Spanja dhe Maqedonia e Veriut kryesojnë renditjen.
Në muajin Janar 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janarin e vitit 2024 janë Kosova me 91.6%, Greqia me 2.0%, Spanja me 86.0%, etj. Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Italia me 17.7%, Gjermania me 1.6% dhe Turqia me 43.1%.
Por çfarë eksportuam në Izrael?
Lëndët djegëse mbajnë peshën më të madhe, pasuar nga peshku dhe kafshët guackore, makineritë, përgatitjet prej drithërave, ekstraktet ngjyrosëse dhe instrumentat apo aparatet fotografike.
Sondazh

Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Gjatë vitit 2024 niveli arriti në 17.93%. Rriten edhe arkëtimet
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë gjatë vitit të kaluar u regjistrua në 17.93%, ose rreth 1% më pak se viti paraardhës, ku humbjet......

Meta po krijon robotë humanoidë - Të udhëhequra nga “IA”, pajisjet do të ndihmojnë me punët e shtëpisë
Meta Platforms po krijon një divizion të ri brenda njësisë Reality Labs për të zhvilluar robotë humanoidë të fuqizuar nga inteligjenca artificiale që mund të......

“Evropa, në prag të një krize tjetër financiare” - Merz, i shqetësuar për borxhet e larta në vendet e BE-së
Friedrich Merz, kandidati favorit i Gjermanisë për t’u zgjedhur kancelar, u shpreh se është "shumë i shqetësuar" që Bashkimi Evropian po shkon drejt një......

Greqia, satelitë në hapësirë brenda vitit - Objektet do të monitorojnë fatkeqësitë natyrore, aktivitetin bujqësor
Greqia do të nisë mikrosatelitët e saj të parë në fund të vitit 2025, si pjesë e një strategjie kombëtare për të përmirësuar qeverisjen digjitale. Ministri i......

“Panelet diellore ulin faturat e energjisë me 24%”- Studimi bën thirrje për të mbështetur familjet e varfra në Britani
Familjet më të varfra në Britani mund të ulin faturat e energjisë me një të katërtën, nëse panelet diellore do të instaloheshin në çatitë e tyre, sipas......

BE planifikon bllokimin e importeve - Disa produkte ushqimore nuk do të lejohen, për të mbrojtur fermerët vendas
Bashkimi Evropian planifikon të bllokojë importet e disa produkteve ushqimore të prodhuara me standarde të ndryshme, për të mbrojtur fermerët......

Pse po vuan ekonomia gjermane?- Rusia, Kina dhe burokracia, ndër shkaktarët kryesorë
Gjermania nuk ka parë rritje të konsiderueshme ekonomike në pesë vitet e fundit. Është një situatë tronditëse për ekonominë më të madhe të Evropës, e cila......

Vota e diasporës, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor-Votohet edhe fondi për financimin e partive gjatë fushatës
Me 108 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës. Ndryshimet e miratuara parashikojnë eliminimin e......