Italia, partneri “besnik” i shkëmbimeve tregtare/ Rreth 27% e tregtisë së jashtme të Shqipërisë zhvillohet me këtë vend

Italia vazhdon të mbajë pozicionin e saj si partneri më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë, sipas të dhënave për periudhën 2005-2025. Tregtia dypalëshe ka pësuar rritje të vazhdueshme gjatë dy dekadave të fundit, me përjashtim të disa viteve të goditura nga kriza ekonomike globale, pandemia apo edhe efekti i nënçmimit të monedhës së përbashkët europiane, të cilat kanë “deformuar” shifrat.
Në vitin 2005, vlera e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve ishte rreth 124,4 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 kjo shumë ka arritur në 351,4 miliardë lekë, duke u rritur pothuajse tri herë. Vetëm gjatë periudhës Janar-Shtator 2025, shkëmbimet kanë arritur në 246.4 miliardë lekë, çka tregon se deri në fund të vitit pritet të ruhet një nivel i ngjashëm me atë të vitit të kaluar.
Në aspektin e strukturës tregtare, importet dominojnë në mënyrë të qëndrueshme. Në vitin 2024, Italia importoi nga Shqipëria mallra me vlerë 162 miliardë lekë, ndërsa eksportet drejt vendit tonë kapën shifrën e 189 miliardë lekë. Ky raport tregon një bilanc tregtar negativ për Shqipërinë, por gjithashtu pasqyron varësinë e ekonomisë shqiptare nga mallrat, pajisjet dhe lëndët e para italiane.
Në periudhën 2005-2012, tregtia dypalëshe u rrit nga 124 miliardë në 277 miliardë lekë, duke reflektuar efektet pozitive të hapjes së tregut shqiptar ndaj Bashkimit Europian dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike me Italinë. Viti 2011 shënoi një kthesë të rëndësishme, me rritjen e eksporteve shqiptare në mbi 104 miliardë lekë, ndërsa importet kaluan 166 miliardë lekë.
Pas vitit 2020, i ndikuar nga pandemia, shkëmbimet ranë në 275 miliardë lekë, por u rimëkëmbën fuqishëm në 2021, kur arritën në 350 miliardë lekë, dhe kulmuan në 2022 me mbi 414 miliardë lekë, që mbetet edhe rekordi historik i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
Në vitet e fundit, megjithëse shifrat janë lehtësisht në rënie për shkak edhe të rënies së euros, krahasuar me nivelin rekord të 2022-s, Italia vazhdon të përbëjë destinacionin e parë dhe kryesor për eksportet shqiptare dhe burimin më të madh të importeve. Rreth 27% e tregtisë totale të jashtme të Shqipërisë zhvillohet me Italinë, duke e bërë atë partnerin më të qëndrueshëm ekonomik të vendit në dy dekadat e fundit.
SHBA i thotë “lamtumirë” monedhës 1 cent - Ndalimi i prodhimit pritet të kursejë 56 milionë dollarë në vit
Kreu i Thesarit në SHBA, Brandon Beach, vizitoi fabrikën e Filadelfias për të mbikëqyrur prodhimin e fundit të monedhës 1 cent, duke mbyllur 232 vite të......
Dobësohet Dollari amerikan – Franga zvicerane forcohet sërish!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të kuotës këtë mëngjes edhe pse me një ndryshim të lehtë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 82.9 lekë dhe duke u......
Presidenti bullgar vendos veton për rafinerinë e naftës - Kundërshton ndryshimet ligjore që mundësonin shitjen e objektit
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka vendosur veton ndaj ndryshimeve ligjore që do t’i jepnin kompetenca shtesë një administratori të emëruar nga qeveria......
Energjia e erës “fluturon” në 2025 - Instalimet globale rriten me 64% në gjysmën e parë të vitit
Instalimet globale të energjisë me erë janë rritur me 64% në gjysmën e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas raportit......
100,000 shtëpi greke përfitojnë nga paketa e ngrohjes - Programi me vlerë 647 mln euro mbulon deri në 60% të kostove
Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë publikoi listën e parë të familjeve që do të përfitojnë nga programi kombëtar për modernizimin e sistemeve të......
Google, 5.5 miliardë euro për IA në Gjermani - Investimi do të rrisë PBB-në gjermane me 1 miliard euro në vit
Gjiganti i teknologjisë Google njoftoi një paketë investimi prej 5.5 miliardë eurosh në gjermani, që do të shtrihet deri në vitin 2029, me synimin për të......
Trump nënshkruan ligjin - I jep fund bllokimit më të gjatë qeveritar në historinë e SHBA-së
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi ligjin që i jep fund bllokimit më të gjatë qeveritar në historinë e Shteteve të Bashkuara, vetëm pak orë pasi......
Sot në Romë samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri - Pritet të nënshkruhen 16 marrëveshjeve të reja bashkëpunimi
Zhvillohet sot në Romë samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar këtë takim “një......





