Investitorët ekzistues “joshen” nga Shqipëria/ Fitimet kthehen në investime. Kapitali i huaj vijon të qëndrojë në vend
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritur një tjetër rekord në tremujorin e parë të vitit 2025, duke prekur shifrën e 362 milionë eurove, sipas të dhënave nga “Banka e Shqipërisë”. Kjo është vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë në një tremujor dhe përfaqëson një rritje prej 2.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërkohë, në vitin 2024 ato fiksoheshin pranë 354.4 milionë eurove.
Por cili tregues ka shtyrë përpara këtë shifër rekord përgjatë vitit aktual?
Referuar shifrave të institucionit, rritja e investimeve të huaja direkte në vendin tonë ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes se fitimit të riinvestuar nga investitorët ekzistues. Nisur nga shifrat rezulton se fitimi i riinvestuar arriti në 214.5 milionë euro, duke u rritur me gati 3%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2024. Fitimi i riinvestuar ka një peshë prej 59.2% përkundrejt totalit të investimeve të huaja direkte. Krahasuar me një vit më parë duket se është rritur pesha ndaj totalit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, flukset e investimeve të huaja direkte në formën e injektimit të kapitalit të ri zënë një peshë prej 40.4% ndaj totalit. Në tre muajt e parë të vitit 2025 ky komponent arriti një vlerë prej 146.42 milionë euro, duke regjistruar një rritje prej 1.4%, nga rreth 144 milionë euro që vlerësohej në vitin 2024.
Por cilët mund të jenë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e fitimeve të riinvestuara?
Faktorët kryesorë që duket se kanë ndikuar në këtë rritje janë besimi më i lartë i investitorëve ekzistues në tregun vendas, si dhe rritja e fitimeve të bizneseve që operojnë tashmë në Shqipëri, të cilat kanë zgjedhur të riinvestojnë për të zgjeruar dhe përmirësuar aktivitetin e tyre.

Garancia Rinore/ Gonxhja: 63,5 milionë euro për punësimin dhe arsimin e 60 mijë të rinjve!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se Garancia Rinore për të Rinjtë, një program kombëtar prej 63.5 milionë......

Fitimi i shtetësisë gjermane, rekord në vitin 2024 - Një rritje prej 46% krahasuar me vitin paraardhës
Numri i natyralizimeve në Gjermani arriti një rekord të ri në vitin 2024. Sipas rezultateve të përkohshme të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave në......

“Sistemi financiar të përgatitet për integrimin evropian” - Sejko: Nuk studiojmë vetëm të kaluarën, por edhe të ardhmen
Është zhvilluar Konferenca V e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, e cila bëri bashkë historianë, muzeologë, studiues dhe ekonomistë, për të diskutuar mbi......

Shqipëria, “stacioni” i ri për punëtorët e huaj - Fituan 1,1 mld lekë në 3 muaj. Po rritet kërkesa për leje pune
Shqipëria po kthehet në një vend të emigracionit punëtor, duke u bërë një destinacion gjithnjë e më i frekuentuar për shtetas të huaj. Vetëm në tre muajt e......

Paga referencë për punonjësit në turizëm - Plani i ri/ Si do të kontrollohen strukturat akomoduese gjatë sezonit?
Ndërsa sezoni turistik tashmë ka nisur dhe pritet një fluks i lartë turistësh, administrata tatimore do të jetë në terren për t’u siguruar që të gjithë......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedhat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë negativisht duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 85.2 lekë dhe është shitur me 86.4 lekë......

Korea e Jugut dominon importin e automjeteve - Janar-Maj 2025, rriten regjistrimet. Mbi 38 mijë makina të reja në qarkullim
Tregu i automjeteve në Shqipëri po njeh një zgjerim të dukshëm. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë periudhës Janar-Maj 2025 janë......

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje tregtare - Vendet synojnë të forcojnë besimin dypalësh pas bisedimeve në Londër
Kina dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord në parim për zbatimin e konsensusit të arritur nga krerët e të dy shteteve gjatë telefonatës së tyre më 5......