Investimet në ndërtim orientohen drejt turizmit/ Më pak leje për banesa, por rritet numri dhe vlera për hotelet
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka kaluar përmes ndryshimeve të theksuara, të diktuara nga zhvillimet ekonomike dhe ato urbanistike në vend. Ndërsa çmimi mesatar i shitjeve në treg ndryshon dukshëm nga një zonë në tjetrën, “Scan Intel” ka zgjedhur një qasje alternative, duke bërë një llogaritje të thjeshtë mbi bazën e të dhënave zyrtare për lejet e ndërtimit dhe llojit të ndërtimti.
Sipas shifrave shohim se në tre muajt e parë të vitit aktual numri i lejeve të ndërtimit ka rënë me 17% dhe po ashtu një rënie vërehet edhe sa i përket sipërfaqes totale të parashikuar për ndërtimet po në të njetën periudhë.
Megjithatë, pavarësisht rënies në treguesit e mësipërm, rezulton se vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 20.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 47.6%, krahasuar me një vit më parë.
Por, nëse e analizojmë këtë tregues sipas llojit të ndërtimit, rënie vërehet sërish në vlerën e përafërt të ndërtimeve për banim. Sipas të dhënave zyrtare të analizuara nga “Scan Intel”, në tremujorin e parë të vitit aktual, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për banim vlerësohet në rreth 8.1 miliardë lekë, nga 9.5 miliardë në të njetën periudhë të vitit të kaluar.
Rënia e vlerës për ndërtimet për banim, ndërkohë që për ndërtesat gjithsej është rritur, mund të jetë një shenjë e zhvendosjes nga ndërtimet për strehim drejt projekteve më të mëdha infrastrukturore apo komplekseve multifunksionale.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 kemi një rritje të ndjeshme të vlerës për ndërtime hotelesh dhe projekte të ngjashme duke reflektuar kështu nevojën për struktura si pasojë e performancës së mirë të turizmit. Vlera e lejeve të dhëna për këtë lloj ndërtimesh vlerësohet në 2.9 miliardë lekësh, nga 980 milionë një vit më parë, me një rritje prej 200%. Edhe numri i lejeve të ndërtimit për hotele është rritur po ashtu.
Mendimi juaj

Linjat ajrore globale ulin parashikimin e fitimeve - Tensionet tregtare dhe problemet e furnizimit do të rrisin kostot
Linjat ajrore globale ulën parashikimin kyç për fitimet e industrisë në vitin 2025, duke fajësuar tensionet tregtare dhe rënien e besimit të konsumatorëve.......

Kush është presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki?!
Kandidati konservator mundi liberalin Rafał Trzaskowski me një diferencë të ngushtë prej 50.89% të votave në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën.......

Shqiptarët, të parët për roaming me BE - Raporti i RCC: Brenda rajonit, shpenzojmë më pak minuta dhe internet
Shqiptarët janë të parët në rajon për sa i përket minutave dhe internetit që shpenzojnë me Roaming kur udhëtojnë në një nga vendet e Bashkimit Evropian.......

“Kriptot mund të dëmtojnë besimin te bankat” - BQE paralajmëron për rreziqet mbi sistemin financiar tradicional
Zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane dhe Guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta, bëri thirrje për monitorim të afërt të rreziqeve të reputacionit me......

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore - Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu publikon rregullat
Nesër nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj. Një ditë përpara provimit të parë të Maturës......

Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Si ka nisur ky muaj për monedhat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj në rënie pasi ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 86 lekë dhe duke u shitur me 87......

Gjermania “zgjeron” ushtrinë - Nevojiten deri në 260,000 trupa për të përmbushur kërkesat e NATO-s
Gjermania do të ketë nevojë për deri në 260,000 ushtarë aktivë për të përmbushur kërkesat në rritje të mbrojtjes të NATO-s, paralajmëroi kreu i sindikatës......

Qendra Rinore në bashkinë Sarandë çel dyert për mbi 6 mijë të rinjtë e Sarandës - Muzhaqi: “Nga një godinë e rrënuar në një qendër mundësish për të rinjtë”
Të rinjtë e Sarandës do të kenë në shërbim të tyre Qendren e re Rinore. Një hapësirë moderne dhe funksionale, e kthyer nga një godinë e rrënuar në një mjedis......