Analiza Postuar më 1 Nëntor 2025, 14:41

Investimet në ndërtim marrin “hov”/ Fluksi i huave arrin nivel të lartë në shtator të vitit 2025

Nga Scan TV

Investimet në ndërtim marrin “hov”/ Fluksi i huave arrin

Sektori i ndërtimit në Shqipëri po dëshmon vitalitet, duke reflektuar një besim të shtuar nga bizneset private në potencialin e tij afatgjatë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë për muajin Shtator të vitit 2025 tregojnë një rritje të ndjeshme të huave të reja për sektorin e ndërtimit, duke arritur në 4.4 miliardë lekë, një rritje prej 36.6% krahasuar me shtator e vitit 2024.

Ky zhvillim është veçanërisht domethënës në kontekstin e dinamizmit që ka shënuar tregu i përgjithshëm i huave për korporatat jofinanciare private muajt e fundit. Kjo tregon se, pavarësisht sfidave ekonomike, ndërtimi mbetet një sektor prioritar dhe i qëndrueshëm për investime.

Vitet e fundit tregojnë se ndërtimi ka pasur luhatje të ndjeshme, nga 1.7 miliardë lekë në 2016-të, në 4.3 miliardë lekë në 2021, dhe një nivel të parashikuar prej 4.4 miliardë lekë në 2025, që është edhe rekordi nëse analizojmë të njetin muaj të viteve të mëparshme. Madje, kjo shtë vlera më e lartë për këtë vit, nëse shohim të dhenat e kreditimit që nga janari. Kjo rritje tregon që kompanitë kërkojnë financim për të filluar ose për të përshpejtuar projektet.

Flukset e huave tregojnë se bankat dhe institucionet financiare janë të gatshme të mbështesin kompanitë e ndërtimit, duke ofruar kredi me kushte të favorshme. Kjo tregon se sektori ka akses në kapital të mjaftueshëm për të realizuar projektet, por gjithashtu kërkon menaxhim të kujdesshëm të borxhit për të shmangur rreziqet financiare.

Sektori i ndërtimit në Shqipëri vazhdon të tërheqë financim të konsiderueshëm nga bizneset private, duke treguar një interes të lartë për projekte të reja dhe zgjerim aktiviteti.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat