Analiza Postuar më 26 Mars 2025, 11:25

Investimet e huaja, Turqia konfirmohet e para/ Rreth 1.6 mld euro IHD në një vit. Vihen re ndryshime në gjeografinë e vendeve

Nga Xhorxhina Deda

Investimet e huaja, Turqia konfirmohet e para/ Rreth 1.6 mld euro IHD në

Investimet e huaja direkte gjatë vitit të kaluar në vendin tonë prekën shifrën e 1.58 mld eurove, duke regjistruar vlerën më të lartë në terma vjetorë. Kështu, shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në vitin 2024, flukset e investimeve të huaja direkte në vendin tonë u rritën me 5.7%, ndërkohë që në vitin 2023 ato fiksoheshin pranë 1.49 mld eurove.

Ndërkohë, me 423 milionë euro në formën e investimeve të huaja direkte, tremujori i fundit i vitit të kaluar regjistron një rekord maksimal historik. Rritja vjetore vlerësohet 7.4%.

Këto shifra nga ana tjetër, kanë “prodhuar” një tjetër rekord, me stokun e invetimeve të huaja direkte që ka prekur një nivel maksimal të ri, prej 15.4 miliardë eurosh në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, nga 14.9 miliardë që ishte në tremujorin pararendës. Në harkun e një viti, stoku i investimeve të huaja direkte është rritur me rreth 2 miliard euro.

Por, shifrat tregojnë edhe një ridimensionim të gjeografisë së investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Gjatë vitit të kaluar, Turqia është konfirmuar në vend të parë, duke kanalizuar thuajse 16.2% të investimeve direkte në Shqipëri, që përkthehen në 257.3 milionë euro. Ndërkohë, Italia është ngjitur në vend të dytë, me rreth 12.6% të totalit. Turqia, në vitin që lamë pas, i ka “rrëmbyer” pozicionin Holandës, e cila ka patur një rënie të peshës nga 20% në vitin 2023, në 11% në vitin 2024.

Investimet nga Kosova duket së janë rritur në peshë përgjatë vitit 2024 dhe kanë zënë rreth 6% të totalit. Ajo që vihet re ndër të tjera është edhe rritja e peshës ndaj totalit të investimeve nga burime konfidenciale.

Sondazh

Poll
Shqipëria 26 Mars Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 91.2 lekë dhe është shitur me 92.3 lekë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat