Analiza Postuar më 9 Dhjetor 2024, 11:54

Interneti, rrjeti fiks më i ngadaltë se celulari/ Shqipëria renditet më keq se rajoni për Tetorin e këtij viti

Nga Scan TV

Interneti, rrjeti fiks më i ngadaltë se celulari/ Shqipëria

Shqipëria pozicionohet në vend të 59-të në renditjen globale të shpejtësisë së internetit në telefonat celularë dhe në vend të 84-t sa i përket shpejtësisë në lidhje kompjuterike përmes broadband. Ky rezultat, i përllogaritur në Indeksin Global SpeedTest, për Tetorin e këtij viti, rendit vendet e botës sipas shpejtësisë së internetit në celular dhe asaj fikse, në baza mujore.

Krahasuar me muajin Shtator të po këtij viti, Shqipëria ka rënë me tre pozicione sa i përket shpejtësisë së internetit në telefonat celularë.

Mesatarja botërore e shpejtësisë së internetit në celular është 59.15 megabits për sekond, ndërsa në vendin tonë kjo shpejtësi rezulton 51.49 megabits për sekond. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia pozicionohen më lart në këtë klasifikim. Shqipëria ka lënë pas kështu vetëm Bosnje Hercegovinën e cila renditet në vend të 95 sa i përket shpejtësisë së internetit në telefonat celularë.

Nga 158 vende të përfshira në klasifikim, Shqipëria renditet e 84-ta për sa i takon shpejtësisë së internetit broadband fiks. Konkretisht, rreth 69.66 megabits për sekond është shpejtësia e internetit broadband fiks në Shqipëri, ndërkohë që mesatarja botërore vlerësohet në 94.52 megabits për sekond. Krahasuar me 5 shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vendi ynë ka performuar më dobët se Serbia, Kosova dhe Mali i Zi, ndërkohë që ka lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën.

Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë renditjen sa i përket shpejtësisë së internetit në celular, ndërsa Singapori udhëheq sa i përket shpëjtësisë në rrjetin fiks.

Rikujtojmë se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka dhënë autorizimin për përdorimin e frekuencave në brezin 3.5 GHz nga Vodafone dhe One Albania, duke i hapur kështu rrugën zbatimit të teknologjisë 5G në vendin tonë.

Interneti, rrjeti fiks më i ngadaltë se celulari/ Shqipëria

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Monedha europiane është blerë sot me 97.8 lekë dhe është shitur me 98.5 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat