Inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%/ Norma në shkurt më e ulët se në rajon, por mbi mesataren europiane

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shkurt të këtij viti regjistrohet në 2.5%. Nga ana tjetër, inflacioni sipas ‘INSTAT’ për të njëjtën periudhë fiksohet po në të njetën normë. Theksojmë se kjo metodë është e njëjtë me të dy metodat, por diferencat mes këtyre dy matjeve vijnë si rezultat i peshës që i jepet secilit grup të produkteve në llogaritjen e inflacionit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.1% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar mbi këtë kufi për muajin e dytë të vitit, që do të thotë se aktualisht çmimet në vendin tonë janë më të larta se mesatarja europiane. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Shkurtit të këtij viti janë Rumania me 8.3%, Kosova me 5.8%, Gjeorgjia me 5% dhe Islanda me 4.7%.
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Por, nga ana tjetër, vendi ynë ka një inflacion më të lartë se disa vende si Gjermania, Franca dhe Italia.
Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 9.7%, pasuar nga grupet “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3.3%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 3.0%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 2.7% secili. Po ashtu, edhe grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rrit me 2.4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shërbimi arsimor” me 2.3% secili, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 1.8%, “Veshje dhe këpucë” me 1.2%, “Shëndeti” me 1.0%, “Informacioni dhe komunikimi” me 0.8% dhe “Transporti” me 0.1%.
Në publikimin e INSTAT thuhet gjithashtu se duke filluar nga Shkurt 2026, Indeksi i Çmimeve të Konsumit përllogaritet sipas klasifikimit ECOICOP 2018, ndërkohë periudha e referencës së indeksit është ndryshuar nga Dhjetor 2020 = 100 në 2025 = 100.
Karakaçi: Nuk ka pasur abuzime me çmimin e naftës. Krijojmë Agjencinë Shtetërore, depozitë 90-ditore për siguri hidrokarbure të plotë
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi në fjalën e mbajtur gjatë takimit me furnizuesit e naftës, u shpreh se deri në këto momente nuk ka......
Çmimet e karburanteve/ Malaj: Situata po shihet në disa plane, Bordi i Transparencës do të ngrihet në rast abuzimesh
Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se situata me çmimet e hidrokarbureve po shihet në dy plane. “Plani i parë ka të bëjë me monitorimin e çmimeve dhe......
Ibrahimaj: Marzh i kontrolluar fitimi mbi karburantet, nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se tregu i çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend është në monitorim ditor prej......
Vëzhgimi, nafta në kufitin 200 lekë për litër - Tregu i kryeqytetit e ndjek me vonesë tendencën e çmimeve
Çmimi i hidrokarbureve ka shënuar sërish rritje. Këtë të mërkurë, një litër naftë është stregtuar me çmimin nga 199 lekë, deri në 202 lekë. Autoritetet kanë......
Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz!
Kryeministri Edi Rama u tha furnizuesve të naftës në vend se për momentin nuk është parë e arsyeshme të ngrihet një bord për caktimin e çmimit të këtij......
Shitjet nga tregtia me pakicë u rritën me 6.2% në fund të 2025-ës/ Ndikimi kryesor erdhi nga artikujt jo-ushqimorë dhe hidrokarburet
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, tregtia me pakicë në Shqipëri ka shënuar një ecuri pozitive gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, duke......
Bizneset shqiptare e shohin BE-në si motor të ri rritjeje - Industria përpunuese, bujqësia dhe tregtia presin mundësi të reja eksporti
Bizneset eksportuese shprehen shumë optimiste për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, pasi mendojnë se do të ketë një ndikim pozitiv në ecurinë e......
Biznesi i Kosovës mirëpret fundin e “bllokadës” nga BE - “Heqja e masave financiare zhvillim pozitiv për ekonominë”
Lidhja e Bizneseve të Kosovës e ka vlerësuar si një lajm shumë pozitiv vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e masave financiare ndaj Kosovës. Sipas......


