Inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.2%/ Renditemi me normën më të ulët të rritjes se rajoni dhe Europa

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Tetor të vitit 2025 regjistrohet në 2.2%. Nga ana tjetër, inflacioni sipas ‘INSTAT’ për të njëjtën periudhë fiksohet në 2.3%, pra pak më e lartë se norma e nxjerrë nga metoda europiane e matjes. Theksojmë se kjo metodë është e njëjtë me të dy metodat, por diferencat mes këtyre dy matjeve vijnë si rezultat i peshës që i jepet secilit grup të produkteve në llogaritjen e inflacionit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.5% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar poshtë këtij kufiri për muajin Tetor, që do të thotë se aktualisht çmimet në vendin tonë janë më të ulta se mesatarja europiane. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Tetorit të këtij viti janë Rumania me 8.4%, Kosova me 5.1%, Mali i Zi me 4.6% dhe Estonia me 4.5%.
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ku për muajin Tetor regjistrojnë një normë të rritjes së çmimeve prej 4.4% dhe 3.1%.
Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve prej 8.9% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.1%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.8%, “Shërbimi arsimor” me 2.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.3%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 1.1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0.5%.
Balluku: Nuk komentoj çështje në hetim - Zv.kryeministrja reagon për akuzat e SPAK: S’do e shaj kurrë drejtësinë e re
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar për herë të parë pas komunikimit të akuzës së SPAK për......
Rekomandimet e Këshillit të Investimeve - Bizneset e vogla dhe të mesme në fokus të financave të qëndrueshme
Progres i rekomandimeve të Këshillit të Investimeve për periudhën janar-qershor 2025 tregon hapa të rëndësishëm në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të......
“Paketa Fiskale, shansi i fundit për debitorët” - Malaj: Nuk është amnisti. Mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra të parashkruara
Me projektligjin e faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra të parashkruara. Kështu është shprehur Ministri i......
Cilët janë sektorët që financohen nga buxheti 8.9 mld euro? - Politikat sociale, infrastruktura dhe ushtria, marrin vëmendjen kryesore
Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë. Referuar drafti, të ardhurat buxhetore të cilat bazohen në përmirësimin e administrimit fiskal......
Sa fëmijë shqiptarë lindën në Mbretërinë e Bashkuar? Jemi një ndër 10 vendet me prindër emigrantë me lindshmërinë më të lartë
Mbretëria e Bashkuar ka qenë prej vitesh një nga destinacionet më të lakmuara për emigrantët në Europë, përfshirë edhe shtetasit shqiptarë. Ky trend ka bërë......
Jeff Bezos hyn në garën e IA - Startup-i i ri do të fokusohet te robotika dhe zbulimet shkencore
Miliarderi Jeff Bezos po hyn zyrtarisht në garën e inteligjencës artificiale si drejtor ekzekutiv i një startup-i të ri të quajtur Project Prometheus, sipas......
BE propozon “Schengen ushtarak” - Plani synon të përshpejtojë lëvizshmërinë ushtarake brenda bllokut
Shtetet anëtare të BE-së do të kenë vetëm tre ditë në kohë paqeje dhe gjashtë orë në raste emergjence për të lejuar trupat dhe pajisjet ushtarake evropiane......
“Pensionet, kryefjala e buxhetit” - Rama: 1.7 miliardë euro shpërndahen për 4 vjet, rriten pagat
Pensionistët do të jenë kryefjala e buxhetit të shtetit për vitin 2026, i cili konsiderohet si historik. Kryeministri Edi Rama prezantoi shtyllat kryesore të......





