Inflacioni ngjitet në 2.3% në Prill/ Zarzavatet, sërish kampione të rritjes së çmimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Prill të këtij ka shënuar një rritje vjetore prej 2.3%, nga 2.1% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues, i cili mat ndryshimet në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të konsumit, ka shënuar rritje edhe krahasuar me një muaj më parë.
Rritja vjetore është nxitur kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, i cili kontribuoi me 1.29 pikë përqindje në inflacionin total. Grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dha një ndikim me 0.24 pikë përqindje, ndërsa “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kontribuoi me 0.22 pikë përqindje. Nga ana tjetër, grupi “Transporti” ishte i vetmi që dha ndikim negativ, me -0.16 pikë përqindje, duke reflektuar një ulje të çmimeve në këtë sektor.
Në krahasim me prillin e vitit të kaluar, çmimet janë rritur më së shumti te “Argëtimi dhe kultura”, me një rritje prej 6.3%. Pasojnë “Pijet alkoolike dhe duhani” me 3.9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.8%, si dhe “Mobilje dhe pajisje shtëpie” me 3.2%. Ndërkohë, sektori i transportit ka përjetuar një rënie të ndjeshme të çmimeve prej 2.6%.
Në kuadër të ushqimeve, nëngrupet që kanë shënuar rritjen më të fortë janë “Zarzavatet përfshirë patatet” me 7.7%, “Vajrat dhe yndyrnat” me 6.4%, dhe “Qumështi, djathi dhe vezët” me 5.2%.
Në përgjithësi, inflacioni në prill mbetet në kufijtë e qëndrueshmërisë, megjithatë ushqimet dhe energjia vazhdojnë të mbeten faktorët më të ndjeshëm për buxhetin e familjeve shqiptare.
Sondazh

Ndarja e Google “bashkon” SHBA-në dhe BE-në - Çështja ligjore amerikane mund të nxisë hetimet e bllokut mbi konkurrencën
Thirrja e zbatuesve të ligjit të konkurrencës në Shtetet e Bashkuara për të ndarë Google mund ta inkurajojë BE-në, ndërsa blloku kërkon të shtyjë përpara......

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave/ Dervishi: “Shënon progres të madh, tani sfidë zbatimi i plotë i tij!”
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bashkëorganizoi me Dhomën Amerikane të Tregtisë (AmCham) një forum......

Borxhi i jashtëm arrin në 6.4 miliardë euro - Mbi 81% është në monedhën e përbashkët evropiane. Ndikim, Eurobondi
Borxhi i jashtëm që qeveria ka marrë për të përmbushur nevojat e saj për financim që lidhen kryesisht me investime në infrastrukturë dhe shërbime publike......

“Të marrësh një kredi është më pak e vështirë” - BSH: Procedurat e miratimit ishin më të lehta për bizneset në gjysmën e dytë të 2024
Në gjysmën e dytë të vitit 2024, procesi i marrjes së një kredie nga bankat nuk ka qenë shumë i vështirë për bizneset. Vrojtimi më i fundit i Bankës së......

42 mld lekë për transportin rrugor - Projektet kryesore ku u shpenzuan paratë gjatë vitit që shkoi
Shpenzimet për transportin rrugor arritën në 42 mld lekë gjatë vitit 2024 apo 100% e fondeve të planifikuara për këtë qëllim. Sipas të dhënave nga Raporti i......

Deficiti tregtar i SHBA-së arrin rekord negativ - Eksportet e prodhimeve bujqësore shënojnë rënie të dukshme
Deficiti tregtar i SHBA-së u rrit me 14 përqind, në një nivel rekord prej 140.5 miliardë dollarësh në muajin mars, teksa bizneset grumbulluan mallra për t'iu......

Zonë e re e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Shijak - Periudha e funksionimit, 35 vjet. Çfarë veprimtarish do të kryhen?
Qeveria ka miratuar shpalljen e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, si dhe zhvilluesit të zonës me vendndodhje në Xhafzotaj, Shijak, duke i hapur......

Vijon ‘rënia e lirë’ në kursin e këmbimit – Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka arritur as këtë të enjte të ndërrojë kurbën e tij rënëse prej disa kohesh tashme teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme......