Analiza Postuar më 17 Prill 2026, 15:14

Inflacioni në Shqipëri më i ulët se në rajon/ Eurostat: Norma në Mars vlerësohet në 2.6%, kundrejt 2.8% në BE

Nga Scan TV

Inflacioni në Shqipëri më i ulët se në rajon/ Eurostat:

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Mars të këtij viti regjistrohet në 2.6%. Nga ana tjetër, inflacioni sipas ‘INSTAT’ për të njëjtën periudhë fiksohet po në të njetën normë. Theksojmë se kjo metodë është e njëjtë me të dy metodat, por diferencat mes këtyre dy matjeve vijnë si rezultat i peshës që i jepet secilit grup të produkteve në llogaritjen e inflacionit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.8% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar poshtë këtë kufi për muajin e tretë të vitit, që do të thotë se aktualisht çmimet në vendin tonë janë më të lira se mesatarja europiane. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Marsit të këtij viti janë Rumania me 9%, Kosova me 6.5%, Islanda me 5% dhe Maqedonia e Veriut me 4.9%.

Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Por, nga ana tjetër, vendi ynë ka një inflacion më të lartë se disa vende si Holanda, Franca dhe Italia.

Sipas shifrave, inflacioni në muajin Mars shfaqet më i lartë se në muajin Shkurt pothuaj në të gjitha vendet, kjo për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6.4% pasuar nga grupet “Sigurime dhe shërbime financiare” me 3.6%, “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3.4%, “Pije alkolike dhe duhan” me 3.2%, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 3.0%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” me 2.7% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.3%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”

Në Mars 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0.9% krahasuar me muajin e mëparshëm. Rritja mujore u ndikua kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 2.8%, pasuar nga grupi “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 1.3%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat