Inflacioni në Shqipëri më i ulët se në Ballkan/ Eurostat: Norma në vitin 2025 vlerësohet në 2.3%, kundrejt 2.5% në BE

Inflacioni vjetor në Shqipëri, i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), shënoi një vlerë mesatare prej 2.3% gjatë vitit 2025, duke u pozicionuar në të njëjtin nivel me Gjermaninë dhe Çekinë dhe nën mesataren e Bashkimit Europian, e cila ishte 2.5%.
Në muajin Dhjetor të vitit 2025 ndërkohë, inflacioni vjetor në Shqipëri arriti 2.2%, ndërsa ndryshimi mujor ishte 0.6%, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, si dhe e pijeve alkoolike dhe duhanit.
Krahasuar me vendet e tjera dhe ato të rajonit, Shqipëria paraqet një normë inflacioni dukshëm më të ulët se Rumania me 6.8%, Estonia me 4.8%, Hungaria me 4.5%, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut me 4.4%, si dhe Serbia dhe Mali i Zi me 4.1%. Ndërkohë, inflacioni në Kosovë u regjistrua në 3.9%.
Në nivel europian, normat më të ulëta të inflacionit u shënuan në Zvicër me 0.1%, Qipro me 0.8% dhe Francë me 0.9%.
Ndërkohë, sa i përket inflacionit të Dhjetorit, rritja më e madhe e çmimeve prej 7.6% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2.5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.3%, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.2% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4%, “Shëndeti” me 1.1%, “Veshje dhe këpucë” me 0.9% dhe “Komunikimi” me 0.8%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0.8%.
Financimi për bujqësinë, i kufizuar - BSH: Stepen bankat. “Tkurrje” me 51% e kredisë së re të dhënë për këtë sektor
Kredia e re në bujqësi ka pësuar një rënie drastike në muajin nëntor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare financuan më pak biznese të......
Rrugët e gjeneratës së re - Komuniteti i Transportit: Shqipëria, me nivel zbatimi 63% të Planit të Veprimit
Shqipëria ka shënuar përparim të qëndrueshëm në zbatimin e Planit të Veprimit për Rrugët e Gjeneratës së Re, duke arritur një nivel të përgjithshëm zbatimi......
Rregulla të reja për formalizimin e të ardhurave online - Mata: Duhet një dallim në ligj, jo të gjithë influencuesit të hapin NIPT
Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë tashmë mënyrën se si do të kontrollohet aktiviteti ekonomik online, që gjeneron të ardhura përmes......
Sigurimi, barrë financiare për shqiptarët? - Shihet si luks, jo domosdoshmëri. Rreth 92% e primeve vetëm për makinë, jetë dhe pronë
Sigurimi i makinës, jetës dhe më pas pronës, zë 92% të portofolit të sigurimeve në Shqipëri. Këto janë produktet e sigurimit më të zgjedhura nga......
Ftesa e Trump për Ramën në “Bordin e Paqes” - Spiropali: Vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite
Pak ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump, përmes një letre për Kryeministrin Edi Rama, ka ftuar Republikën e Shqipërisë për t’iu bashkuar një......
Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? - Tatimet sqarojnë procedurën dhe afatet për paraqitjen e kërkesës
Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 % për blerjen e imputeve. Por cila është procedura për ta përfituar atë përmes......
Në vitin 2025 shitëm më pak se gjysmën e asaj që blemë/ Tregtia e jashtme, deficiti tregtar arriti vlerën 541 mld lekë
Viti 2025 është mbyllur me një ecuri problematike të tregtisë së jashtme shqiptare, ku rënia e eksporteve dhe zgjerimi i deficitit tregtar duket të jenë......
Biznesi përballë informalitetit - Anketa e Këshillit të Investimeve: Perceptimi vijon të mbetet i lartë
Referuar të dhënave të anketës më të fundit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025, perceptimi i informalitetit në vend vijon të mbetet i lartë dhe i......


