Inflacioni në fillimin e vitit tejkalon Europën/ Norma në muajin janar regjistrohet në 2.3%

Sipas të dhënave mujore të publikuara nga Instituti i Statistikave, inflacioni i matur me metodën europiane (IHÇK) në janar 2026 rezulton në nivelin 2.3%, duke sinjalizuar një rritje të moderuar të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në ekonomi gjatë nisjes së vitit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë llogaritet rreth 2%, duke e pozicionuar Shqipërinë lehtë mbi këtë nivel gjatë muajit janar. Kjo do të thotë se çmimet në vend janë rritur më shpejt se mesatarja europiane. Ndërkohë, vendet me normën më të lartë të inflacionit në Europë gjatë këtij muaji janë Rumania me 8.5%, Gjeorgjia me 5.1%, Islanda me 4.4%, Sllovakia me 4.3% dhe Estonia me 3.8%.
Në analizën rajonale, Shqipëria paraqitet në një pozicion relativisht më të favorshëm krahasuar me disa nga vendet fqinje. Maqedonia e Veriut regjistron inflacionin më të lartë në rajon me 2.9%, e ndjekur nga Serbia dhe Mali i Zi me 2.7%.
Sa i përket ndryshimeve sipas grupeve të shportës së konsumit, rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 9.8. Pas këtij grupi renditen “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3.7%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me 3.1% secili, si dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.3%, kategori që kanë një peshë të rëndësishme në shpenzimet familjare.
Rritje u regjistrua gjithashtu në “Shërbimi arsimor” me 2.2%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2.0% secili, “Shëndeti” me 1.1%, “Veshje dhe këpucë” me 0.9%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0.7% dhe “Informacioni dhe komunikimi” me 0.6%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan rënie me 0.7%, duke ndikuar në zbutjen e ritmit të përgjithshëm të inflacionit.
Live TV
S&P konfirmon vlerësimin “BB” për Shqipërinë, perspektiva mbetet e qëndrueshme
Agjencia e vlerësimit të kreditit "Standard & Poor's Global Ratings", në raportin e saj analitik të publikuar më 21 Shtator 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin......
Hapësirë ligjore për emetimin e obligacioneve të mbuluara - Ministria e Financave nxjerr për konsultim publik projektligjin
Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për emetimin e obligacioneve të mbuluara dhe mbikëqyrjen e tyre”. Drafti synon krijimin,......
Ibrahimaj: Kredi 0% për banesat - Qeveria zgjeron mbështetjen me subvencione për kredi dhe qira
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po përgatit një reformë të re për strehimin e përballueshëm, me fokus te kreditë bankare me interesa të subvencionuara,......
IA “pushton” marketingun - Hoxha: Inteligjenca artificiale po përshpejton krijimin e reklamave dhe përmbajtjes
Nga shëndetësia, financat dhe bankat, argëtimi dhe media, arsimi e deri te bujqësia, inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e çdo industrie që ne njohim. As......

