Inflacioni konfirmon rritjen e çmimit të kafesë/ Norma e rritjes në shkurt, më e larta në 23 muajt e fundit
Çmimi i kafesë në bursat e huaja ka shënuar nivele të larta përgjatë muajve të fundit, ndërkohë që të dhënat e tregtisë së jashtme nga INSTAT kanë treguar një rritje të ndjeshme të importeve në vlerë. Vetëm në muajin Janar të vitit aktual vlera e importit për këtë grup u vlerësua në 471 milionë lekë, me një rritje prej gati 118%.
Ndërkohë, nëse marrin në analizë importet në peshë shohim se për muajin Janar të këtij viti totali arrin në 787,834 kilogramë kafe, pra e thënë kështu rreth 598 lekë për kilogram, nga 462 lekë për kilogram që ishte vitin e kaluar.
Këto ndryshime janë reflektuar edhe në të dhënat sa i përket inflacionit për muajin Janar dhe Shkurt.
“Scan Intel” ka marrë në analizë normën e rritjes së çmimit të kafes dhe kakaos në harkun kohor të pesë viteve për të parë se si paraqiten ndryshimet.
Norma e rritjes së çmimeve për grupin “Kafe, çaj dhe kakao” vlerësohet në 3% për muajin Shkurt të këtij viti. Sipas shifrave, kjo është norma më e lartë që prej muajit Mars të vitit 2023, kur regjistrohej në 3.2%.
Përgjatë vitit të kaluar, inflacioni për këtë produkt preku nivelin më të ulët në muajin Maj dhe Nëntor. Ndërkohë, pas muajit nëntor nisi trendi rritës që u reflektua sidomos në dy muajt e parë të vitit aktual.
Duke qenë së kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson në një farë mënyre edhe një stil jetese të shqiptarëve lind pyetja nëse do ta frenojë konsumin çmimi më i lartë i kafes.
Nga ana tjetër, në analizat e kryera më herët nga “Scan Intel” edhe importi i kakaos ka arritur vlera të larta muaj pas muaji. Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi në vende të ndryshme të botës, duke arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, për shkak të motit të thatë që ndikoi në korrjet e kakaos në Afrikën Perëndimore. Kjo ndodhi pasi kushtet atmosferike këto vitet e fundit ishin më të ashpra se zakonisht në vendet kryesore prodhuese të këtyre produkteve.
Sondazh

Digjitalizimi i shërbimeve publike - Banka Botërore miraton mbështetje shtesë prej 80 mln USD
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi një financim shtesë prej 80 milionë dollarë për të mbështetur agjendën ambicioze të Shqipërisë për......

Importet evropiane të armëve, rritje 155% në 4 vjet - Kompanitë amerikane dominojnë eksportet globale
Importet evropiane të armëve u rritën me 155% në periudhën 2020-2024 dhe Ukraina është bërë importuesi më i madh i armëve në botë që pas pushtimit të Rusisë......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Rënie e ndjeshme për Dollarin, Frangën e Paundin!
Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një rënie të ndjeshme të vlerës pasi në raport me dje është blerë sot me 90.7 lekë dhe është shitur me 92 lekë sipas......

Industria ushtarake, Vengu: 21 kërkesa nga kompani ndërkombëtare, negociata me 5 prej tyre
Duke i’u përgjigjur interesit të një deputeti, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh sot në Kuvend se ka pasur interes të lartë për të investuar në......

Magazinimi dhe tregtimi i prodhimeve bujqësore, Zv.kryeministrja Balluku viziton një pikë grumbullimi në Krutje
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vizituar së fundmi një pikë grumbullimi, magazinimi dhe tregtimi të produkteve bujqësorenë në Krutje të Lushnjës, që......

Lezhë, kryeministri Rama premton investime në vijën bregdetare: Projektet përfshijnë gjithë zonën
Kryeministri Edi Rama ka premtuar një transformim të plotë të vijës bregdetare të Lezhës. Kreu i qeverisë tha se një mori projektesh të bukura do të......

Rritet prodhimi industrial në Gjermani - Por, eksportet bien me 2.5% në muajin janar
Prodhimi industrial gjerman u rrit në janar, por eksportet ranë, duke treguar sfidat me të cilat përballet qeveria e ardhshme për ringjalljen e ekonomisë më......

Groenlanda, në prag të zgjedhjeve - E ardhmja e ishullit në “udhëkryq”, pas interesit të Trump
Groenlanda do të votojë më 11 mars në zgjedhjet e përgjithshme, vetëm një javë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përsëriti interesimin e......