Inflacioni i korrikut arriti vlerën 2.5%/ Rritja e kërkesës turistike preku kryesisht ushqimet, qiratë dhe argëtimin
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Korrik 2025, arriti 119.1, kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025 është 2.5%, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 2.1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025, krahasuar me Qershor 2025 është -0.1%. Kjo normë rezulton të jetë më e larta që nga muaji shkurti i vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, kjo situatë ka lidhje të drejtpërdrejtë me turizmin, veçanërisht në periudhën e verës kur kërkesa për shërbime turistike, hotele, kafene dhe restorante rritet ndjeshëm.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.08 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.61 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.20 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me 0.17 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.11 pikë përqindje.
Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndryshimet më të mëdha vjetore të çmimeve u regjistruan në grupin grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7.7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.0%, “Komunikimi” me 1.5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.2%, “Veshje dhe këpucë” me 0.9%, “Shërbimi arsimor” me 0.8% dhe “Shëndeti” me 0.4%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0.4%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 6.7%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 5.4%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.8%, “mish” me 3.5%, “fruta” me 1.8%, “peshk” me 1.4%.

Zjarret, 3 vatra ende aktive - Përfshirë Finiqin dhe Mallakastrën
Shqipëria vazhdon të përballet me situata të rënda zjarresh në disa zona të vendit. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra aktive, prej të cilave 3......

Normat e interesit për depozitat në 2025 - BSH: Me prirje rënëse. Ato mbi 2 vite për individët, të vetmet me rritje në maj
Në 2025, normat e interesit të depozitave në lek kanë qenë në rënie të vazhdueshme për qytetarët. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......

Aeroporti i Tiranës regjistron rekord - 12 fluturime në orë dhe 35 pasagjerë në minutë të mbërritur
Me rreth 12 fluturime në orë, Aeroporti i Tiranës regjistroi numrin më të lartë të fluksit ajror më datë 4 të këtij muaji, duke arritur kulmin e tij. Rreth 51......

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë - Mandati i BERZH në Greqi, drejt përfundimit
Pas një dekade investimesh me ndikim që kapin vlerën mbi 8.3 miliardë euro në më shumë se 120 projekte, mandati i përkohshëm i Bankës Evropiane për Rindërtim......

Izraeli cakton datën për evakuimin e Gazës - Synon të marrë nën kontroll qytetin deri më 7 tetor
Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi zgjerimin e luftës në Gaza, që do të zhvillohet në më shumë se një fazë, sipas një burimi izraelit. Afati për fazën e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke vijuar përgjatë këtyre ditëve një rënie të vazhdueshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe......

Blegtoria, drejt një plani zhvillimi të qëndrueshëm - Studim strategjik në 13 njësitë rurale të Tiranës
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për hartimin e studimit të fizibilitetit dhe planit të biznesit për zhvillimin e sektorit të......

Trump, ultimatum ndaj Rusisë - Përdor tarifat mbi eksportet ruse për të ndalur luftën në Ukrainë
Presidenti Donald Trump ka vendosur një afat deri të premten që Rusia të pranojë paqen në Ukrainë, përndryshe vendet që blejnë naftë nga Kremlini do të......