Inflacioni, 3.2% në Gusht/ Zbutet norma krahasuar me Korrikun, por çmimet vijojnë të rëndojnë familjet

Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua lehtë gjatë muajit gusht, pas përshpejtimit të regjistruar një muaj më parë, por vijon të qëndrojë mbi nivelin 3%. Sipas të dhënave të INSTAT, norma vjetore e inflacionit ishte 3.2% në gusht 2026, nga 3.4% në korrik dhe 2.3% në të njëjtin muaj të një viti më parë. Krahasuar me korrikun, çmimet e konsumit u rritën me vetëm 0.1%.
Megjithëse ritmi i përgjithshëm i rritjes së çmimeve u zbut, presioni mbi buxhetet familjare mbetet i përqendruar te disa prej kategorive kryesore të shpenzimeve. Ushqimet vazhdojnë të japin kontributin më të madh në inflacion, ndërsa transporti po fiton gjithnjë e më shumë peshë.
Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 0.95 pikë përqindje në inflacionin vjetor të gushtit. Pas tij renditet transporti me 0.79 pikë përqindje, ndërsa “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dha një kontribut prej 0.76 pikë përqindje.
Zhvillimi më i fortë, megjithatë, vazhdon të jetë transporti. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, çmimet në këtë grup u rritën me 12%, duke regjistruar normën më të lartë të rritjes mes të gjitha kategorive të konsumit.
Pas transportit renditet grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, me një rritje vjetore prej 5.4%, ndërsa “Sigurime dhe shërbime financiare” u shtrenjtuan me 4.6%. Kostot e qirasë, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të tjera ishin 3.7% më të larta se në gushtin e vitit të kaluar.
Ndërkohë, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 2.8% në terma vjetorë. Me të njëjtën normë, 2.8%, u rritën edhe çmimet e mobilieve dhe pajisjeve të shtëpisë, si edhe të kujdesit personal dhe mallrave e shërbimeve të ndryshme.
Në bazë mujore, transporti ishte sërish kategoria me rritjen më të fortë. Çmimet u rritën me 3.9% vetëm gjatë gushtit, krahasuar me korrikun. Restorantet dhe shërbimet e akomodimit u shtrenjtuan me 0.2%, ndërsa kostot e qirasë, ujit, energjisë dhe gazit u rritën me 0.1%.
Në terma vjetorë, vetëm dy zëra regjistruan rënie të çmimeve. Veshjet dhe këpucët ishin 3.2% më të lira se në gusht 2025, ndërsa çmimet e informacionit dhe komunikimit ranë me 1%.
Të dhënat e gushtit tregojnë kështu një zbutje të inflacionit të përgjithshëm, nga 3.4% në korrik në 3.2%, por jo zbutje të presioneve mbi çmimet. Ushqimet vijojnë të kenë ndikimin më të madh në inflacion për shkak të peshës së tyre në shportën e konsumit, ndërsa transporti po shfaq rritjen më të shpejtë të çmimeve.
Sa reklama ka online? Rreth 11 mijë biznese të huaja dhe 3,500 shqiptare, aktive në Meta
Reklamimi po ndryshon me shpejtësi, ndërsa bizneset po zhvendosin gjithnjë e më shumë vëmendjen te platformat që përdoren çdo ditë nga miliona njerëz.......
Siguracioni i makinës u shtrenjtua - AMF: Primi mesatar u rrit me 6% në 2025, por mbeti sërish ndër më të ulëtit në Ballkan
Siguracioni i detyrueshëm i makinave në Shqipëri është shtrenjtuar, por vendi ynë vijon të ketë një nga primet mesatare më të ulëta në rajon. Të dhënat më të......
Serbia kërkon të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme
Qeveria e Serbisë tha të hënën se i ka kërkuar presidentit Aleksandar Vuçiç të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme......
Kompensimi për karburantin - 116 subjekte të transportit publik përfitojnë nga skema
Rritja e kostove të karburantit ka sjellë një tjetër masë mbështetëse për operatorët e transportit publik. Administrata Tatimore ka disbursuar të plotë......
Bilanci tregtar, si renditet Shqipëria në rajon? E dyta për deficitin ndaj PBB-së, por vetëm 39% mbulim i importeve
Shqipëria regjistroi gjatë vitit 2025 deficitin e dytë më të ulët të tregtisë së mallrave në Ballkanin Perëndimor, kur ky tregues matet në raport me......
Spanja, në udhëkryq energjetik - Nga suksesi i diellit dhe erës, tek revolucioni i baterive
Spanja është ndër vendet europiane që e nisën herët transformimin e sistemit energjetik drejt burimeve të rinovueshme. Investimet e vazhdueshme në energjinë......
Gjermania rrezikon gazin - Rezervat janë në nivelin më të ulët në 15 vite
Gjermania po hyn në sezonin e dimrit me rezervat e gazit në nivele shqetësuese. Shoqata gjermane e industrisë së magazinimit të gazit, INES, paralajmëron se......
Francezët, në alarm për verën - Nxehtësia dhe thatësira godasin prodhimin
Prodhimi francez i verës pritet të jetë ndër më të dobëtit në tre dekadat e fundit, pasi temperaturat ekstreme dhe thatësira kanë goditur rëndë vreshtat në......

