Individët paguajnë me karta, bizneset ende me çeqe/ Kush po e shtyn realisht digjitalizimin e pagesave në Shqipëri?

Individët po e shtyjnë sistemin bankar shqiptar drejt pagesave digjitale, ndërsa bizneset vijojnë të mbeten më të lidhura me instrumentet tradicionale. Kjo është panorama që del nga raporti vjetor për vitin 2025 nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilit kartat janë kthyer në mjetin dominues të pagesave, ndërsa çeqet mbeten pothuajse tërësisht në përdorim të biznesit.
Të dhënat nga raporti tregojnë se në dekadën e fundit pesha e transfertave në letër ka rënë vazhdimisht, ndërsa pagesat me karta janë rritur deri në pozicionin kryesor në strukturën e pagesave. Në të njëjtën kohë, ndarja mes përdoruesve është e qartë, kartat dhe paraja elektronike dominohen nga individët, ndërsa çeqet mbeten në thelb instrument i biznesit.
Sipas raportit, rreth 67% e numrit total të pagesave nëpërmjet bankave gjatë vitit 2025 janë kryer me karta debiti dhe krediti, ndërsa 94% e pagesave me kartë i përkasin individëve. Po ashtu, pagesat me para elektronike përdoren vetëm nga individët, duke e kthyer këtë instrument në shenjën më të qartë të konsumatorit digjital.
Raporti tregon se ndryshimi nuk është vetëm te instrumenti, por edhe te kanali i përdorimit. Aplikacionet home banking ofrohen tashmë nga të gjitha bankat, ndërsa 66% e transfertave të kreditit kryhen në distancë. Gjatë vitit 2025, numri i pagesave përmes home banking u rrit me 23.2%, ndërsa llogaritë e aksesueshme në distancë u zgjeruan me 44.4%, duke arritur në 46.8% të totalit të llogarive të klientëve në banka.
Një tjetër sinjal i fortë i kësaj zhvendosjeje është përdorimi i kartës jo më si mjet për tërheqje cash, por si instrument pagese. Banka e Shqipërisë thekson se gjatë vitit 2025, për herë të parë kartat u përdorën kryesisht për kryerjen e pagesave, duke thyer modelin e mëparshëm të përdorimit të tyre kryesisht për tërheqje parash. Numri i pagesave me kartë u rrit me 27.5%, ndërsa përdorimi i tyre në POS në vend u zgjerua me 38.7% në numër dhe 26.9% në vlerë.


Punë inteligjente dhe një javë 4-ditore/ Cilat vende po përgatiten të përballen me krizën energjetike?
Çmimet e naftës po kalojnë mbi 110 dollarë për fuçi në tregje duke rritur edhe kostot e karburantit. Spektri i kursimit po fillon të shfaqet në Evropë,......
Flota e mjeteve elektrike, në rritje - Në dy muajt e parë të vitit u regjistruan mbi 1.700
Flota e automjeteve elektrike në vend po rritet. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat që tregojnë një interes nga ana e qytetarëve për mjetet miqësore me mjedisin.......
9,1% e portugezëve punojnë gati 50 orë/javë - Vendi i katërt në BE ku mesatarja llogaritet në 6,5%
Portugalia renditet e katërta në Bashkimin Evropian për pjesën e profesionistëve që punojnë rregullisht 49 orë ose më shumë në javë në punën e tyre kryesore.......
Investim për rrjetin elektrik të trafikut rrugor - OSSH, financon 94 mln lekë për sistemin inteligjent
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e linjës kabllore për furnizimin me energji elektrike të Sistemit të Monitorimit......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedhat kryesore
Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie të ndjeshme duke pësuar zbritje të kuotës nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur......
Qeveria rumune ul akcizën e naftës - Nga 7 prilli nis “taksa e solidaritetit” mbi fitimet e jashtëzakonshme të firmave
Qeveria rumune miratoi një dekret emergjence për të ulur përkohësisht akcizën mbi naftën standarde dhe për të futur një "taksë solidariteti" mbi fitimet e......
Çmimet e naftës vijojnë rritjen - Lufta SHBA-Izrael me Iranin po dëmton furnizimin
Çmimet e naftës ndryshuan pak në tregtinë e së hënën, ndërsa investitorët prisnin sqarime mbi statusin e bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit, edhe pse ata......
Të ardhurat buxhetore në nivel rekord - Rama: Mbi 1 miliard euro më shumë pa rritur taksat
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të ardhurat buxhetore kanë arritur një nivel historik, duke reflektuar sipas tij fuqizimin e ekonomisë shqiptare. Gjatë......


