Individët dhe bizneset po guxojnë më shumë/ Rreth 36 miliardë lekë kredi e re, por bie huamarrja për banesa
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Mars të këtij viti fiksohet në 36 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e Shqipërisë". Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kreditë e reja fiksoheshin në 30 miliardë lekë, rritja vlerësohet pranë 20%, ose me 6 miliardë më shumë. Nga ana tjetër, krahasuar me muajt Mara të viteve të mëparshme, shifrat sinjalizojnë se këtë vit kjo vlerë shënon rekord të padiskutueshëm dhe më një diferencë të ndjeshme.
Ajo që vihet re nga të dhënat është fakti se ndikimin më të madh në rritjen e kredisë së re për muajin Mars e ka dhënë sektori privat, ndryshe nga shifrat e muajit Shkurt të po të njejtin vit.
Huaja e re për sektorin privat fiksohet pranë 25.4 miliardë lekëve, nga 20 miliardë lekë që ishte gjatë Marsit të vitit të kaluar. Rritja fiksohet pranë 27%. Vlen të theksojmë se krahasuar me të njejtin muaj të viteve të mëparshme, Marsi i këtij viti është ndjeshëm më i lartë
Sa i përket individëve ndërkohë, kredia e re në Mars të këtij viti kap vlerën më të lartë ndonjëherë prej 10.4 miliardë lekëve, nga 9.9 miliardë lekë që ishte kjo shifër në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja për këtë tregues fiksohet në rreth 5%. Për këtë tregues viti aktual regjistron rekord që nga viti 2016-të.
Ndërkohë, nëse i referohemi kredisë së re për individë për blerje banese përballemi me një rënie prej 3.4%, karahauar me Marsin e vitin 2024. Shifra flet për një vlerë prek 5.3 miliardë lekësh, nga 5.48 miliardë lekë që ishte një vit më parë.
Pra në këto kushte mund të themi se rritja e besimit të konsumatorëve në stabilitetin ekonomik mund të ketë nxitur individët të marrin kredi për konsum dhe investime në pasuri të paluajtshme. Kohët e fundit po vihet re një rritje e ndjeshme e kredive sidomos për blerje banese.
Po ashtu ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të shtuar në sektorin financiar. Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, portofoli i kredisë për ekonomine ka arritur në 865 miliardë lekë në Mars me një rritje prej 17.5%.
Sondazh

Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme. Kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç
Administrata Tatimore njoftoi fillimin e implementimit të deklaratës së re DIVA 2025, në zbatim të ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat. Tatimet bëjnë të ditur......

Punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës/ Balluku: Do respektohen afatet, fluturimi i parë më 8 maj!
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi sot punimet në kantierin e aeroportit të Vlorës.......

Ndërprerjet e energjisë “paralizojnë” ekonominë iberike - Kompanitë spanjolle e portugeze llogarisin kostot pas normalizimit të situatës
Ndërsa fabrikat, dyqanet dhe hotelet në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë u rikthyen gradualisht në normalitet, pas një ndërprerjeje masive energjie,......

A mundet që euro të bëhet globale? - Me dollarin që “lëkundet”, politikëbërësit europianë kanë një mundësi të artë
Monedha e parë rezervë e Europës ishte tetradrahmi, mbi të cilin ishte gdhendur një buf. Simboli i mençurisë kishte për qëllim të frymëzonte besim tek......

Katastrofat natyrore “përmbytin” ekonominë - Dëmet mund të arrijnë 145 miliardë dollarë në vitin 2025
Sipas një analize të re nga Instituti Swiss Re, dëmet e siguracioneve nga katastrofat natyrore në nivel global mund të arrijnë në 145 miliardë dollarë këtë......

Portal Sektorial për Eksportet - Kërkesat e Këshillit të Investimeve: Strategji kundër ekonomisë informale
Këshilli i Investimeve, një organ i ngritur për përmirësimin e klimës së të bërit biznes me qëllim rritjen e investimeve në vend, ka publikuar së fundmi......

Artizanati shqiptar nga tradita në modernitet - Nga qeleshja, te filigrani. Gonxhja: Kemi një ndër thesaret e trashëgimisë
Artizanati shqiptar nga tradita në modernitet, është pasqyruar në Zanart, në panairin ku janë demonstruar produktet autentike shqiptare. Ministri i......

Trump “mbron” vendimet e 100 ditëve të para - Amerikanët, të shqetësuar nga tensionet tarifore dhe recesioni
Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi atë që e përshkroi si një seri fitoresh të mëdha ekonomike dhe sulmoi me forcë demokratët, duke përfshirë......