Importi i gurëve të çmuar, rekord i ri në Nëntor/ Vlera totale përgjatë 11-mujorit arriti në 6.3 miliardë lekë
Importi i perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive arriti rekord të ri në muajin Nëntor të këtij vitit tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”.
Sipas shifrave, gjatë vitit 2024, pra deri në muajin Nëntor, u importuan 6.3 miliardë lekë perla natyrale, gurë të çmuar dhe bizhuteri. Kjo shifër ka shënuar një rritje prej 41%, krahasuar me njëmbëdhjetë muajt e vitit 2023, ose rreth 1.8 miliard lekë më shumë. Shifrat tregojnë se përgjatë muajve të këtij viti importi i perlave natyrale dhe gurëve të çmuar ka regjistruar rekord pas rekordi.
Nëntori i këtij viti jo vetëm ka shënuar vlerën më të lartë prej 1.4 miliardë lekësh, por ka edhe një diferencë të konsiderueshme, krahasuar me rekordin e mëparshëm, pra muajin Tetor të po këtij viti.
Italia dhe Turqia përbëjnë gati 90% të peshës së imorteve të gurëve të çmuar dhe perlave përgjatë periudhës Janar-Nëntor të këtij viti.
Rritja e lartë e importit për këtë produkt në muajin Nëntor mund të jetë si pasojë e ndikimit të festave. Siç dihet një nga sektorët që përfiton më shumë gjatë festave është ai i veshjeve dhe aksesorëve. Shqiptarët kanë një traditë të gjatë të veshjeve festive, dhe gjatë kësaj periudhe, dyqanet raportojnë një rritje të ndjeshme të kërkesës për veshje të reja dhe aksesorë të veçantë. Krijimet e personalizuara dhe aksesorët unikë janë veçanërisht të preferuar.
Ndërkohë, nga ana tjetër, siç është përmendur edhe më herët, rritja e kërkesës në muaj të caktuar të vitit mund të jetë edhe pasojë e frikës për një zhvlerësim të mundshëm të mjeteve monetare.
Sondazh

Kakao, me performancën më të lartë në 2024 - Përbërësi kryesor i çokollatës tejkaloi edhe bitcoin
“Udhëtimi” i kakaos këtë vit dukej se ishte i pafund. Përbërësi kryesor i çokollatës pritet të jetë fituesi më i madh në mesin e mallrave kryesore në vitin......

15 mijë lekë shpërblim për 257 mijë familje në nevojë - Koçiu: Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është rreth 2.1 mld lekë
Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte, u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe individë të cilët do të përfitojnë 15......

Sulm kibernetik në Japan Airlines - Kompania njofton për ndërhyrje në sistem dhe pezullim fluturimesh
Japan Airlines njoftoi se kishte pësuar një sulm kibernetik, duke paralajmëruar se mund të ketë vonesa dhe nuk mund të përjashtohen anulimet e......

Harta e kapitalit të huaj në Shqipëri/ Turqia, Italia dhe Holanda kryesojnë fluksin e investimeve të huaja
Përgjatë vitit 2024, shifrat e investimeve të huaja tregojnë një interes të shtuar të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare. Investimet kanë ardhur......

411 mln euro investime të huaja në tremujorin e tretë - 1,1 mld euro në 9 muaj. Kryesojnë pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet financiare
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë vijuar rritjen edhe në tremujorin e tretë të vitit. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se fluksi i......

Greqia “ndëshkon” pronat e pasiguruara - Rregulloret e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 qershori 2025
Bizneset greke me xhiro vjetore mbi 500 mijë euro që nuk janë të siguruara nga fatkeqësitë natyrore, jo vetëm që nuk do të kenë të drejtën e dëmshpërblimit......

“Shporta e tatimeve”, 4 miliardë euro - Të ardhurat tejkalojnë planifikimin pa u mbyllur ende viti
Administrata Tatimore ka mbledhur 4 miliardë euro në buxhetin e shtetit për vitin 2024, duke tejkaluar planifikimin e bërë 10 ditë përpara përfundimit të......

3 skema SEPA për pagesat ndërkufitare në euro - Nga prilli, bankat aplikojnë individualisht. Çfarë shërbimesh do të ofrohen?
Në 21 nëntor të këtij viti, Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Megjithatë, përpara se qytetarët të nisin të kryejnë......