Analiza Postuar më 7 Qershor 2025, 11:16

Importi i frutave shënon vlerën e katërt më të lartë në 20 vite/ Analiza e të dhënave të prillit tregon se një kilogram fruta kushtoi mesatarisht 80 lekë

Nga Scan TV

Importi i frutave shënon vlerën e katërt më të

Importi i frutave në Shqipëri ka marrë një rol të rëndësishëm në sigurimin e tregut vendas gjatë gjithë vitit. Për shkak të sezonit të shkurtër të prodhimit vendas dhe kërkesës në rritje për fruta të ndryshme, Shqipëria importon kryesisht agrume dhe fruta tropikale nga vende si Italia, Greqia dhe Spanja. Ky import ndihmon në plotësimin e nevojave të konsumatorëve dhe stabilizon çmimet, por gjithashtu sfidon prodhimin lokal për të rritur cilësinë dhe konkurrencën në treg.

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme shohim se vlera e importit të frutave për muajin Prill të këtj viti vlerësohet në 861 milionë lekë. Kjo vlerë ka prekur rekordin e katërt më të lartë të importeve që nga muaji Janar i vitit 2005.

Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse analizojmë importet në peshë, pra në volum, shohim se vlera regjistrohet në rreth 10 milionë kilogramë.

“Scan Intel” ka bërë një përllogaritje të shkurtër për të parë se sa vlejnë importet e frutave për kilogram përgjatë muajit të katërt të vitit.

Sipas shifrave, në Prill, një kilogram fruta importi kanë kushtuar rreth 80 lekë mesataraisht. Vlera është pak a shumë e njetjë në katër muajt e parë të vitit. Megjithatë, nëse e krahasojmë me të njetën muaj të vitit të kaluar duket se një kilogram fruta e kemi blerë më shtrenjtë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat