Impakti ekonomik i SHBA në Shqipëri/ Shkëmbimet tregtare prekën rekord të ri në vitin 2024
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej dekadash janë në një partneritet të ngushtë, sidomos sa i përket politikës së jashtme, por edhe çështjeve të brendshme. Por, sa e mbështesin shifrat këtë partneritet? “Scan Intel” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme dhe ato të investimeve të huaja për të pasur një panoramë të plotë të situatës.
Edhe pse bëhet fjalë për dy vende të pozicionuara larg njëra-tjetrës në hartën globale, sërish shifrat e tregtisë së jashtme flasin për një volum të konsiderueshëm shkëmbimesh tregtare mes tyre. Në total, në vitin 2024, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkëmbyer rreth 27.56 miliardë lekë mallra, që përkthehen në rreth 270 milionë euro. Shifra e vitit të kaluar flasin për rekord të shkëmbimeve tregtare, pra eksporte dhe importe, nëse marrim në analizë të dhënat që nga viti 2005, kur shkëmbimet vlerësoheshin në rreth 4.41 mld lekë.
Më konkretisht, eksportet me Amerikën në vitin 2024 u regjistruan në rreth 7 miliardë lekë, duke shënuar një rënie me 27.9%, për shkak të kursit të paqëndrueshëm të këmbimit. Nga ana tjetër, duhet se importet kanë mbështetur shkëmbimet tregtare, duke u vlerësuar në rreth 20.5 mld lekë, nga 17.3 mld lekë që ishin në vitin 2023, me një rritje prej 18.5%
Shtetet e Bashkuara janë partneri i 7-të më i madh tregtar i Shqipërisë në importe me një peshë prej 2.3% dhe partneri i 10-të më i madh në drejtim të eksporteve me një peshë prej 1.9%. Pra, në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen mes 10-të partnerëve kryesorë tregtarë.
Produktet më të eksportuara në SHBA janë giza dhe çeliku, bimët aromatike e mjekësore përfshirë erëzat e vajrat esenciale, të cilat përfaqësojnë peshën kryesore të eksportit, mobileritë dhe produktet bulmetore.
Por çfarë kemi blerë më shumë përgjatë vitit 2024?
Të dhënat thonë se produktet e importit me vlerën më të lartë janë mjetet e transportit dhe lëndët djegëse.
Ndërkohë, SHBA është një nga investitorët kryesorë në Shqipëri, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës. Për nëntëmujorin e vitit 2024 investimet e këtij vendi në Shqipëri u vlerësuan në rreth 46 milionë euro.
Sondazh

Dita e Inaugurimit të Trump: Cilat janë pritshmëritë e Bashkimit Europian?!
Bashkimi Europian ka shpenzuar muaj duke u përgatitur për presidencën e Donald Trump dhe dita më në fund ka ardhur. Presidenti i zgjedhur ka të ngjarë të......

Kosovë, 50 mln euro për efiçencën e energjisë - Investimi i BERZH synon të rrisë efikasitetin në ndërtesat publike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po rrit mbështetjen e saj për efikasitetin e energjisë në ndërtesat publike në Kosovë, përmes një kredie......

Java nis negativisht për valutat e huaja!
Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë nga java kaluar pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Çmimet e energjisë godasin Europën Juglindore - Diferencë e madhe me Veriperëndimin e kontinentit, nevojiten investime
Për pronarin e një restoranti në Athinë, Christos Kapetanakis, qiraja ka qenë gjithmonë e lartë, por tani ai duhet të përballet me atë që ai e quan “një qira......

“Diella”, e-Albania tashmë me asistenten e re virtuale me zë dhe figurë
Nga sot, përdoruesit e platformës e-Albania do të ndihmohen në kohë reale nga Diella, asistentja e re virtuale 2.0, e cila do t’u japë përgjigje me zë dhe......

“Refugjatët e TikTok” gjejnë strehë të re - Media sociale kineze, RedNote shkarkohet nga rreth 700,000 amerikanë brenda 1 jave
Lajmet që qeveria amerikane apo edhe disa qeveri të tjera, duke përfshirë atë shqiptare, të ndalojnë përdorimin e TikTok në vendet e tyre, ka bërë që shumë......

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!
Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar për lidhjet e platformës......

10 mld euro për qendrat e të dhënave - Italia dyfishon investimet për periudhën 2025-2026
Investimet në qendrat e të dhënave të Italisë do të dyfishohen në 10 miliardë euro për periudhën 2025-2026, krahasuar me dy vitet e mëparshme. Të dhënat......