Huatë me probleme vlerësohen në 36.4 mld lekë/ Norma e kredive të këqija zbriti në 4.48% në nëntor
Norma e kredive me probleme ka shënuar një rënie gjatë muajit Nëntor 2024, duke arritur në 4.48%, nga 4.60% që ishte regjistruar në muajin Tetor. Nga ana tjetër, portofoli total i kredisë, qëndroi në nivele të qëndrueshme pranë 812 miliardë lekëve për muajt tetor dhe nëntor të vitit 2024. Pra, totali i kredisë me probleme gjatë nëntorit vlerësohet në rreth 36.4 miliardë lekë nga 37.4 miliardë lekë që ishte në muajin paraardhës. Në vlerë absolute kreditë e këqija janë ulur me 1 miliardë lekë ose afërsisht 2.7% në terma mujorë.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se situata mbetet më e favorshme edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur norma e kredive me probleme ishte në nivelin 5.07%. Analiza e “Scan Intel” mbi treguesit kryesorë të performancës së sektorit bankar ka konstatuar përmirësime në disa aspekte kyçe. Krahasuar me një muaj më parë, huatë me probleme neto ndaj provigjioneve dhe kapitalit rregullator ranë me 0.42 pikë përqindje ndërsa, raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner u ul me 0.32 pikë përqindje.
Në një krahasim më afatgjatë, situata financiare gjatë muajit Nëntor 2024 paraqitet më e qëndrueshme në raport me vitin e kaluar. Raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator ka pësuar një rënie nga 5.96% në 5.01%, ndërsa raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksionar u ul nga 5.80% në 4.90%.
Përmirësimet e evidentuara në treguesit kryesorë të performancës në sektorin bankar mund të lidhen me rritjen e aftësisë paguese të huamarrësve, ose me politikat më të kujdesshme të kreditimit që kanë ndjekur bankat.
Sondazh
Vetëm 12,8 % e atyre që u hiqet patenta e rifitojnë atë - Procedura, riregjistrim nga e para në autoshkollë
Në kuadër të nismës për rritjen e sigurisë rrugore dhe rikthimin e përgjegjshmërisë te drejtuesit e mjeteve, janë rinisur sesionet ritestuese për qytetarët......
Shiten me 1 euro tokat pa tapi/ Çfarë përmban “paketa e maleve”? - Kush investon përjashtohet nga 4 taksa kryesore për 10 vjet!
Qeveria ka lançuar “Paketën e Maleve” e cila synon të tërheqë investime për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore me përparësi të veçantë......
IA “kërcënon” 200,000 vende pune në banka - Teknologjia e re do të rrisë produktivitetin dhe të ardhurat
Sipas studimit të fundit, bankat globale mund të shkurtojnë deri në 200,000 vende pune në pesë vitet e ardhshme për shkak të inteligjencës artificiale.......
Sa do të zgjerohet ekonomia e vendit në vitin 2025? Kombet e Bashkuara: Rritja ekonomike pritet në 3.6%, inflacioni i qëndrueshëm
Raporti i Kombeve të Bashkuara në edicionin e vitit 2025, për situatën ekonomike dhe perspektivat, tregon se rajonin e presin sfida të reja përgjatë viteve......
Gjuetia rikthehet me kufizime/Zv.ministri: Do të licensohen shtetasit shqiptarë mbi 25 vjeç dhe pa precedentë penalë
Disa muaj para skadimit të afatit ligjor për meratoriumin e gjuetisë, qeveria planifikon ta rikthejë këtë aktivitet, por me disa kufizime. Konkretisht,......
Rritja e forcave konservatore në Kanada - Shkaqet e rrëzimit nga pushteti të ish-kryeministrit Justin Trudeau
Popullariteti i Partisë Konservatore në Kanada është rritur për shkak të tensioneve ekonomiko-politike dhe emigracionit, duke ofruar një alternativë të......
Të rinjtë shqiptarë drejt SHBA përmes “H-1B” - Trump dhe Musk po nxisin hapjen e dyerve për teknologjinë
Të rinjtë shqiptarë të apasionuar pas teknologjisë dhe IT-së po gjejnë mundësi të reja për punësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë mbështetjes nga......
Kush paguan më shumë nga siguracioni i ri i makinave? - Likaj: Pak ndikim në rritjen e përgjegjshmërisë së drejtuesve të automjeteve
Nga 1 janari ka hyrë në fuqi rregullorja e re e AMF për përcaktimin e primit të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut. Sistemi i ri sigurimit të......