Analiza Postuar më 12 Janar 2026, 10:33

Huatë e këqija, pranë 4.19% në Nëntor/ Pas sinjaleve të verës, kreditë me probleme rikthehen në rënie

Nga Scan TV

Huatë e këqija, pranë 4.19% në Nëntor/ Pas sinjaleve

Pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme u rrit lehtë gjatë muajit gusht dhe shtator duke arritur në 4.19% dhe 4.37% nga 4.04% që ishte në korrik. Edhe pse bëhej fjalë për një rritje të vogël, ky zhvillim shënoi ndalimin e prirjes rënëse që kishte karakterizuar muajt e mëparshëm.

Megjithatë, të dhënat për muajin Tetor treguan se trendi rënës u rikthye përsëri, ndërkohë që edhe Nëntori shënon të njejtën tendencë. Referuar shifrave nga “Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme në muajin e njëmbëdhjetë të vitit të shkuar u shënua në 4.19%

Norma e kredive me probleme vijon të mbetet në nivelet më të ulëta historike, duke reflektuar një sektor bankar të qëndrueshëm dhe një cilësi të mirë të portofolit të huadhënies. Krahasuar me fillimin e vitit, raporti ka luhatje të vogla, duke lëvizur midis 4.0 dhe 4.37%.

Më konkretisht, sipas statistikave zyrtare, viti 2025 nisi me një nivel prej 4.12% të huave me probleme në janar, për t’u ulur më pas në 4.02% në mars. Më pas, raporti u stabilizua rreth 4.0% gjatë pranverës, ndërsa në muajt e verës ka shfaqur një rritje të lehtë.

Në sektorin bankar të Shqipërisë, raporti i huave me probleme është një tregues thelbësor për të matur cilësinë e portofolit të kredisë së një banke. Këto tregues dëshmojnë se sistemi banker ka aftësi përballuese ndaj rreziqeve, pavarësisht rritjes së lehtë të kredive me probleme.

Në krahasim me vitin e kaluar, kreditë me probleme vijojnë të qëndrojnë nën kufirin 5%, një nivel që konsiderohet i shëndetshëm nga Banka e Shqipërisë dhe që tregon përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë së huadhënies.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat