Huatë e këqija, në 18-të vite ranë poshtë nivelit 4%/ Treguesi i kredive me probleme mbetet në nivele të shëndetshme

Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti në 3.8% në fund të vitit 2025, duke shënuar nivelin më të ulët të regjistruar që prej muajit Mars të vitit 2008, kur vlerësohej në 3.92%. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë një përmirësim të mëtejshëm të cilësisë së portofolit të kredisë, pas një rënieje të vazhdueshme që ka nisur prej vitit 2017-të dhe 2018-të.
Pra, kreditë me probleme ranë për herë të parë përgjatë 18-të nën nivelin 4%.
Në dhjetor 2024, raporti i kredive me probleme ishte në nivelin 4.17%, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025 ai u luhat rreth kufirit 4%. Vetëm në muajin e fundit të vitit, treguesi shënoi një rënie më të fortë, nga 4.19% në nëntor në 3.8% në dhjetor.
Sipas praktikës së zakonshme, ulja më e theksuar në dhjetor lidhet me pastrimin e bilanceve nga kreditë e humbura, përmes nxjerrjes së tyre jashtë bilancit përpara mbylljes së vitit financiar. Një ndikim pozitiv ka dhënë edhe zgjerimi i shpejtë i portofolit të kredisë në fund të vitit.
Nga ana tjetër, edhe rritja e fortë e portofolit të kredisë në muajin e fundit të vitit vlerësohet se ka ndikuar pozitivisht raportin e kredive me probleme.
Në sektorin bankar të Shqipërisë, raporti i huave me probleme është një tregues thelbësor për të matur cilësinë e portofolit të kredisë së një banke. Këto tregues dëshmojnë se sistemi banker ka aftësi përballuese ndaj rreziqeve.
Në krahasim me vitin e kaluar, kreditë me probleme vijojnë të qëndrojnë nën kufirin 5%, një nivel që konsiderohet i shëndetshëm nga Banka e Shqipërisë dhe që tregon përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë së huadhënies.
Fondi Social do të financojë 14 shërbime të reja - Rama: Sot mbështeten në mënyrë të organizuar rreth 65 mijë individë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prezantoi 14 shërbime të reja sociale të dedikuara për fëmijët dhe nënat në nevojë, fëmijët dhe të rriturit......
Kredi me 2% interes dhe 70% kolateral të mbuluar - Kush përfiton nga instrumenti i Garancisë Sovrane në bujqësi?
Fermerëve dhe agrobizneseve të cilët kanë një plan investimi në bujqësi, blegtori, agropërpunim, mekanizimin e bujqësisë, turizëm rural dhe akuakulturë......
Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të mërkurë të ndjekë një trend rënës duke regjistruar sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 80.5 lekë......
Garancia sovrane në bujqësi, interes të ulët - Financat, Bujqësia dhe BSH, takim me bankat: Orientoni fermerët drejt skemës
Disa muaj pas hapjes së dritës jeshile të garancinë sovrane në bujqësi, ka nisur dhe interesi i biznese agro-përpunuese për të përfituar nga kjo skemë me......
Në Tiranë, 80% e banesave shiten 80 mijë-250 mijë euro/ Dinamika të reja në tregun imobiliar. Por, si ka nisur viti 2026?
Sipas studimit të Investropa, bazuar në të dhënat e mbledhura nga burime autoritative si Banka e Shqipërisë dhe INSTAT, çmimi mesatar i një shtëpie në Tiranë......
Vendimet e legalizimit tashmë online në e-Albania - ASHK: Procedurë e shpejtë drejt titullit të pronësisë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale do t’u dërgohen qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në......
SHBA forcon lidhjet me Azerbajxhanin dhe Armeninë - Synimi, korridori i tranzitit “Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar”
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, nënshkroi një partneritet strategjik me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Baku gjatë një vizite historike......
Zero hua për çelje biznesi në 2025/ Bizneset mbështeten te overdrafti, 42% e kredisë shkon për likuiditet
Në vitin 2025, kreditimi për bizneset në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 296.2 miliardë lekë, nga 268.9 miliardë lekë një vit më......


