Huaja e re për turizmin e nis vitin me “këmbë të mbarë”/ Vlerësohet në rreth 8.2 milionë euro, rekordi i dytë më i lartë që nga 2017-ta
Sipas të dhënave të fundit, duket se kreditimi për sektorin e turizmit e ka nisur vitin me rritje. Shifrat flasin për rreth 815 milionë lekë ose rreth 8.2 milionë euro hua të re në muajin Janar, me një rritje prej 29%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Pesha që ka kredia e re për “Akomodimin dhe shërbimin ushqimor” ndaj totalit, sa i përket muajit Janar të vitit 2025, vlerësohet në 4.2%. Ndërkohë, kjo vlerë në Janarin e vitit 2024 regjistrohej në 3.8%.
Theksojmë se huaja e re për turizmin në muajin Janar të këtij viti regjistron rekordin e dytë më të lartë pas Janarit të vitit 2020.
Bankat kanë dhënë ndjeshëm më shumë hua për tregtinë dhe turizmin edhe përgjatë vitit 2024, duke reflektuar një interes të shtuar për zhvillimin e këtij sektori. Vlen të thksohet se kjo rritje është e lidhur ngushtë me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe rritjen e kërkesës për shërbime turistike.
Sipas të dhënave, huaja e re për këtë sektor u vlerësua në 12.8 miliardë lekë vitin e kaluar, ose rreth 26% më e lartë se në vitin 2023, kur vlerësohej në 10.2 miliardë lekë, ndërkohë që portofoli i huasë për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor arriti vlerën e 44 miliardë lekëve në fund të vitit 2024 ose rreth 445 milionë euro.
Theksojmë se kredia e re në Janar për sektorin privat arriti në 19.56 miliardë lekë, nga 16.7 miliardë që regjistrohej në të njejtën periudhë të një viti më parë. Në vend të parë, si sektori që ka marrë më shumë hua gjatë muajit të parë të vitit është sërish tregtia me shumicë e pakicë, me rreth 81 milionë euro.
Sondazh

Bashkitë 3-fishojnë të ardhurat në 10 vite - Mbi 400 milionë euro mblidhen në 2024-ën, por sërish “në dorë” të qeverisë
Bashkitë kanë rritur ndjeshëm perfomancën në mbledhjen e të ardhura ndër vite, pavarësisht se ende nuk janë në potencialin e duhur. Referua një analizë të......

Italia rikthen energjinë bërthamore - Qeveria miraton projektligjin që i hap rrugën tranzicionit energjetik
Qeveria e Italisë miratoi një projektligj që i hap rrugën rikthimit të energjisë bërthamore pothuajse 40 vjet pasi u ndalua me referendum. Kryeministrja......

“Planet për ndërtimin e aeroporteve” - Rama, nga Panairi i Turizmit në Berlin: Kemi rritjen më të shpejtë në Evropë
Shqipëria është është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025 në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. Gjatë......

Sa kushton banesa në Shqipëri? Kostot për metër katror, “habit” Gjirokastra dhe Dibra
Në vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka përjetuar ndryshime të rëndësishme, duke reflektuar zhvillimet ekonomike dhe urbanistike të......

Shqiptarët paguajnë sigurime në lek, apo në euro? - AMF: Viti 2024 u mbyll me një rënie të primeve në monedhën evropiane
Më pak shqiptarë rezultojnë të kenë paguar në euro për sigurimin e jetës, makinës dhe pronës gjatë 2024. Sipas një analize të kryer nga Autoriteti i......

Udhëheqësit e MB-së dhe BE-së bashkojnë forcat për të hartuar planin e paqes në Ukrainë për ta çuar në SHBA!
Kryeministri britanik Keir Starmer tha të dielën se liderët europianë kishin rënë dakord të hartonin një plan paqeje për Ukrainën për ta paraqitur në Shtetet......

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet me SHBA!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha gazetarëve të dielën vonë se vendi i tij është "gati" të nënshkruajë marrëveshjen SHBA-Ukrainë për......

Primaret e PD-së: Shpallen rezultatet zyrtare për 12 qarqet e vendit!
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike shpalli rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare......