Hotelet dhe pasuritë e paluajtshme kryesojnë shërbimet/ Në tremujorin e dytë të vitit të gjithë treguesit kanë shënuar rritje
Sipas Institutit të Statistikave, gjatë tremujorit të dytë të vitit pothuajse të gjithë treguesit e shërbimeve dhe prodhimit kanë shënuar rritje, ku më e madhja është tek pagat. Sa i përket shitjeve neto, rritja më e fortë është regjistruar në pasuritë e paluajtshme dhe në hotele. Këto të dhëna nga ana tjetër flasin për ndikimin e turizmit dhe tregut të pasurive në rritjen e ekonomisë.
Aktivitetet në pasuritë e paluajtshme kanë pësuar një rritje të shitjeve neto me 11.1%, krahasuar me një vit më parë. Po ashtu, numri i punësimit është rritur me 3.7%, ndërkohë që pagat me 18.2% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ndërkohë, në kategorinë e hoteleve të gjitha indekset paraqiten me rritje. Indeksi i shitjeve neto paraqitet me rritjen më të madhe nga të gjitha kategoritë, përkatësisht me 14.5%. Për sa i përket punësimit, rezulton se hotelet paraqesin një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin e kaluar. Përveç numrit të të punësuarve, edhe pagat paraqiten me rritjen më të lartë, përkatësisht me 25.2%.
Gjithashtu, edhe “Bar-Restorantet” paraqesin rritje në të gjitha sektorët, çka përkon me nisjen e sezonit të ri, ku dihet që ka më shumë nevojë për staf dhe pagat janë më të larta. Përkatësisht me 12% janë rritur pagat dhe me 1.6% numri i të punësuarve. Rritje vihet re në të gjitha kategoritë për sa i përket transportit si dhe tregtisë me pakicë.
Nëse i referohemi të dhënave për prodhuesit e të mirave, pagat shënojnë rritje në të gjitha sektorët. Në industrinë, uljen më të madhe e kanë shënuar shitjet neto, ndërkohë sektori i energjisë elektrike ka shënuar uljen më të madhe në indeksin e prodhimit në volum me 5.2%. Edhe furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve ka shënuar një ulje prej 4.7% në indeksin e shitjeve neto. Ndërkohë, për sa i përket ndërtimit, është shënuar rritje në të gjitha kategoritë e tjera.

Dhe sa duhet të presim për të hyrë në BE? - Hapja e kapitujve me Shqipërinë, më e shpejtë se me çdo vend tjetër të rajonit
Procesi i negociatave me Shqipërinë po zhvillohet më shpejt se me çdo vend tjetër të rajonit, pasi në një kohë tepër të shkurtër kemi arritur të hapim një......

Nga transporti, te rrjetet transevropiane/ Grupkapitulli 4 lidh reformat kryesore të “Agjendës së Gjelbër”
Grupkapitulli 4 lidh reformat e transportit të pastër, tregjeve të energjisë, infrastrukturës ndërshtetërore dhe mbrojtjes së mjedisit dhe klimës, që janë......

Buxheti me suficit, Financat publikojnë të dhënat e 8 mujorit, tejkalohen të ardhurat dhe shpenzimet kapitale
Ministria e Financave ka publikuar disa të dhëna për treguesit fiskalë në periudhën Janar-Gusht. Sipas këtij raporti performanca paraprake e treguesve......

A mund të vendosë BE masa “drastike” ndaj Pekinit? Trump ka kërkuar që të imponohen tarifa 100% ndaj Kinës
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që vendet evropiane të vendosin tarifa prej 50% deri në 100% ndaj Kinës, si pjesë e një strategjie të përbashkët......

“Deklarat e Elon Mask, provokim dhune”/ Britania kritikon fjalimin e miliarderit gjatë protestave kundër emigrantëve
Qeveria britanike i ka kritikuar ashpër deklaratat e miliarderit amerikan dhe kreut të Tesla-s Elon Musk gjatë demonstratave në Londër kundër emigracionit......

“Energjia, kapitulli më i avancuar i Shqipërisë me BE”/ Alia: Grupkapitulli 4 më pak voluminoz, por më shumë teknik
Sa më shumë grupkapituj hapen me Bashkimin Evropian, aq më shumë shtohet edhe puna e Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj me atë të Unionit,......

Forcohet pozita e gruas shqiptare në politikë dhe diplomaci/ Rritje graduale e përfaqësimit në institucionet dhe sektorë kyç
Roli i gruas shqiptare në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore po merr përmasa gjithnjë e më të dukshme, duke treguar një rritje graduale të përfaqësimit......

Shqiptarët konsumuan dyfish më shumë pije të gazuara/ Në 7 muaj importet e tyre arritën në 42.4 mijë tonë ose 4 miliardë lekë
Shifrat e fundit mbi importin e pijeve të gazuara tregojnë një transformim të shpejtë në zakonet e konsumit të shqiptarëve. “Scan Intel” ka siguruar shifrat......