Analiza Postuar më 26 Dhjetor 2024, 13:20

Harta e kapitalit të huaj në Shqipëri/ Turqia, Italia dhe Holanda kryesojnë fluksin e investimeve të huaja

Nga Armela Duka

Harta e kapitalit të huaj në Shqipëri/ Turqia, Italia dhe

Përgjatë vitit 2024, shifrat e investimeve të huaja tregojnë një interes të shtuar të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare. Investimet kanë ardhur kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian dhe Turqia të cilët janë ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri. Po ashtu, ka pasur një rritje të interesit nga shtete të tjera si Gjermania, Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por si paraqitet gjeografia e investimeve në Shqipëri? Shifrat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se Turqia vijon të kryesojë me vlerën më të lartë të investimeve me 204 milionë euro ose 17.5% të totalit. Më pas ndjekin Italia dhe Holanda me 148 dhe 117 milionë euro investime respektivisht.

Ndërsa 20.43% e fluksit total të investimeve janë anonime sipas vendit të origjinës. Konkretisht, fluksi i investimeve prej 237 mln euro në periudhën janar-shtator të këtij emërtohet si “të tjera për arsye konfidencialiteti”.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi ka ndryshuar  gjeografia e shteteve krahasuar me 9-mujorin e vitit 2023. Shifrat e kësaj periudhe pozicionojnë Holandën në vendin e parë, me vlerën më të lartë të investimeve prej 214 milionë eurosh e cila ka humbur terren në vitin  2024 duke i shkurtuar investimet e saj me 45%. Në vendin e dytë renditej Italia me 143 milionë euro e cila gjatë vitit aktual e ka rritur prezencën e saj në Shqipëri me 3%.

Ndërsa, Turqia në vitin 2023 gëzonte vendin e tretë me 126 mln euro. Por në vitin 2024 ajo investoi 62.2% më shumë duke u bërë kështu lider i investimeve të huaja në Shqipëri. Nga ana tjetër edhe për 9-mujorin e vitit 2024 shtetet si Kina, Sllovenia dhe Luksemburgu mbeten me flukset më të ulëta të investimeve. Vlera e tyre është thuajse e papërfillshme në totalin e investimeve.

Fluksi total i investimeve të huaja direkte për  9-mujorin e parë të këtij viti, ka arritur një nivel rekord prej 1.16 mld euro duke pasur një rritje prej 5.1%  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur vlera e investimeve ishte  1.10 mld euro.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 26 Dhjetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 93.8 lekë dhe është shitur me 94.8 lekë. Monedha europiane blihet sot me 97.7 lekë dhe shitet me 98.6 lekë. Franga......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat