Harta e çmimeve të naftës, si renditet Shqipëria? Tregjet globale shtyjnë çmimet. Disa vende ndërhyjnë për të frenuar shtrenjtimin

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta, duke reflektuar tensionet dhe pasiguritë në tregun global të energjisë. Sipas të dhënave të fundit nga tregjet e mallrave, nafta Brent tregtohej rreth 89.3 dollarë për fuçi, sipas përditësimit të 11 marsit 2026.
Rritja dhe luhatjet në tregjet ndërkombëtare të energjisë reflektohen edhe në çmimet e karburanteve në vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave të platformës ndërkombëtare "Global Petrol Prices", më 9 mars 2026 çmimi mesatar i naftës në botë ishte rreth 1.33 dollarë për litër (shiko këtu). Megjithatë, diferencat mes vendeve janë shumë të mëdha dhe lidhen kryesisht me politikat fiskale, taksat dhe subvencionet që aplikojnë qeveritë për karburantet.
Me rreth 2.39 dollarë për litër, Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë. Sipas të dhënave të "Global Petrol Prices", vendi pozicionohet në pjesën e sipërme të renditjes globale, pranë disa prej ekonomive të zhvilluara europiane si Suedia (2.354 dollarë për litër), ndërsa rezulton me çmime më të larta se vende të mëdha të Bashkimit Europian si Italia (2.273 dollarë) dhe Franca (2.267 dollarë). Çmime edhe më të larta regjistrohen vetëm në disa tregje me taksa shumë të larta mbi karburantet ose me kosto të mëdha importi, si Singapori (2.446 dollarë për litër), Zvicra (2.511 dollarë) dhe Gjermania (2.525 dollarë).
Në rajonin e Ballkanit çmimet janë dukshëm më të ulëta krahasuar me Shqipërinë. Në Bosnje Hercegovinë një litër naftë kushton rreth 1.516 dollarë, në Maqedoninë e Veriut rreth 1.611 dollarë, ndërsa në Mal të Zi rreth 1.742 dollarë për litër. Në Serbi, çmimi i naftës arrin në rreth 2.008 dollarë për litër.
Në anën tjetër të renditjes janë vendet prodhuese të mëdha të naftës, ku çmimet e karburantit mbeten shumë të ulëta, shpesh për shkak të subvencioneve shtetërore. Në Venezuelë, një litër naftë kushton vetëm rreth 0.004 dollarë, në Iran rreth 0.006 dollarë, ndërsa në Libi rreth 0.024 dollarë për litër.
Në ekonomitë e mëdha botërore çmimet janë më të moderuara. Në Shtetet e Bashkuara, një litër naftë kushton rreth 1.284 dollarë, ndërsa në Japoni rreth 0.927 dollarë për litër.
Në krye të listës me çmimet më të larta në botë renditen disa tregje me taksa të larta dhe kosto të mëdha importi. Në Hong Kong, një litër naftë arrin në rreth 3.946 dollarë, ndërsa në disa vende europiane si Danimarka (2.713 dollarë) dhe Gjermania (2.525 dollarë) çmimet mbeten ndër më të lartat globalisht.
Përballë rritjes së çmimeve të energjisë, disa vende të rajonit kanë ndërmarrë masa për të zbutur ndikimin tek konsumatorët.
Në Kroaci, qeveria vendosi të kufizojë çmimet e karburanteve për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve. Sipas vendimit, çmimi maksimal i Eurodiesel pa aditivë do të jetë rreth 1.55 euro për litër, ndërsa benzina Eurosuper nuk do të kalojë 1.50 euro për litër (shiko këtu).
Ndërkohë, Sllovenia vendosi të ulë akcizat mbi karburantet për të zbutur efektin e rritjes së çmimeve globale të naftës. Nga 10 marsi deri më 23 mars 2026, çmimi maksimal i benzinës është vendosur në 1.466 euro për litër, ndërsa nafta në 1.528 euro për litër, sipas njoftimit të ministrisë së mjedisit dhe energjisë (shiko këtu).
Niveli i lartë i çmimit në Shqipëri lidhet kryesisht me strukturën e taksave dhe kostot e tregut. Edhe pse vendet blejnë naftë nga të njëjtat tregje ndërkombëtare, çmimi përfundimtar ndryshon për shkak të politikave fiskale që aplikojnë qeveritë. Në Shqipëri, në çmimin e karburantit përfshihen disa taksa, si akciza, TVSH-ja, taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit, të cilat rrisin ndjeshëm çmimin final për konsumatorët.
“Mbi 24 mijë inspektime gjatë 2025” - Sula prezanton planin e reformave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor
Inspektori I përgjithshëm, Dashnor Sula ka zhvilluar një tryezë diskutimi me inspektoratet rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Diskutimi u ndal......
Ku t'i investoni kursimet në mars? - Rritje e lehtë e interesit për bonot 12-mujore në ankandin e fundit
Interesi i bonove 12-mujore të thesarit ka shënuar një rritje të lehtë në ankandin më të fundit. Në ankandin e datës 10 mars, norma mesatare e interesit për......
Rregulla të reja për Llotarinë Amerikane: Pasaporta bëhet e detyrueshme dhe shtohet tarifë aplikimi
Programi i njohur i Llotarisë Amerikane do të ketë ndryshime të rëndësishme duke filluar nga aplikimet për DV-2027. United States Department of State ka......
Mbi 2 mijë biznese të reja në shkurt 2026, rritje e aplikimeve në QKB!
Aktiviteti i regjistrimit të bizneseve dhe aplikimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit shkurt 2026......
Nis zbatimi i JURONIX/ Gogu: Rritet transparenca dhe aksesi i qytetarëve në drejtësi
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë dje në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për nisjen e fazës së zbatimit të projektit......
Si ndikuan projektet e infrastrukturës në çmimet e pronave? Zonat pranë projekteve të mëdha përfitojnë rritje nga 10- 20%
Tre projekte të mëdha infrastrukturore pritet të kenë ndikimin më të madh në tregun e pronave në Tirana gjatë pesë viteve të ardhshme: Unaza e Madhe e......
British Airways redukton shërbimin për Lindjen e Mesme - Operimi për në Abu Dhabi, i mbyllur deri në fund të vitit
Kompanitë ajrore vazhdojnë t’i përgjigjen konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. British Airways ka njoftuar se po “redukton përkohësisht” shërbimet......
Analiza/ Çdo 1 euro e turizmit gjeneron deri 2.8 euro në ekonomi - “Turizmi përtej plazhit”, Pse çdo turist vlen më shumë se sa duket?
Turizmi në Shqipëri nuk është më vetëm çështje plazhesh të mbushura dhe hotelesh plot gjatë sezonit veror. Një analizë e fundit e publikuar nga ALTAX tregon......


