Grumbullimi i qumështit u rrit me 6.9% në vitin 2025/ Industria e bulmetit prodhoi më shumë djathë, ndërsa gjalpi tradicional dominoi tregun
Sektori i përpunimit të qumështit në Shqipëri shënoi zhvillime pozitive gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave, sasia totale e qumështit të grumbulluar nga të gjitha subjektet e përpunimit arriti në 101 mijë tonë, duke regjistruar një rritje prej 6.9% krahasuar me vitin 2024.
Nga e gjithë sasia e qumështit të grumbulluar, rreth 15 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, ndërsa pjesa dërrmuese shkoi për prodhimin e nënprodukteve të ndryshme të qumështit, si djathi, gjalpi dhe produkte të tjera të bulmetit.
Sa i përket qumështit të destinuar për konsum, tregu dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar, i cili përbën 88.2% të prodhimit. Qumështi gjysmë i skremuar zë 7.4% të totalit, ndërsa qumështi i papërpunuar përfaqëson 4%. Peshën më të vogël e ka qumështi i skremuar, me vetëm 0.4% të prodhimit.
Edhe prodhimi i djathit vijoi trendin rritës gjatë vitit 2025. Në total u prodhuan 10,688 tonë djathë, ose 1.9% më shumë se një vit më parë. Brenda këtij grupi produktesh u vu re një rritje e ndjeshme prej 9.9% në prodhimin e djathit nga qumështi i lopës. Në të kundërt, prodhimi i djathit nga qumështi i deles shënoi një rënie prej 21.8%, ndërsa ai nga qumështi i dhisë u ul me 1.7%.
Sipas kategorive të fortësisë, pothuajse gjysma e prodhimit përbëhej nga djathi i butë, i cili zinte 48.1% të totalit. Djathi gjysmë i fortë përfaqësonte 23.1% të prodhimit, produktet e freskëta 16.8%, ndërsa djathi i fortë zinte 12%.
Pozitive rezultuan edhe të dhënat për prodhimin e gjalpit. Gjatë vitit 2025 u prodhuan 599 tonë gjalpë, ku pjesa dërrmuese, ose 96%, ishte gjalpë tradicional, ndërsa vetëm 4% përbëhej nga gjalpë i shkrirë. Në tërësi, të dhënat tregojnë një zgjerim të aktivitetit në industrinë shqiptare të përpunimit të qumështit, me rritje të grumbullimit të lëndës së parë dhe të prodhimit të disa prej produkteve kryesore të bulmetit.
Tatimet: Edhe 22 ditë afat për aplikim në skemën e kompensimit për transportin publik
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujtoi operatorët e transportit publik se kanë edhe 22 ditë kohë për të aplikuar në skemën e kompensimit, e cila......
Huatë me probleme ‘frenojnë’ rënien/ Raporti u ngjit në 3.77%, por mbetet pranë minimumit të 18 viteve
Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në muajin maj, pasi kishte zbritur në nivelin më të ulët të 18 viteve në prill. Sipas të dhënave të Bankës së......
Energjia diellore u rrit me 50% - 4-mujroi/ Fotovoltaikët siguruan 6.7% të energjisë së prodhuar në vend
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike u rrit ndjeshëm gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar deri më......
BE, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për të rinjtë - Nisma do të përballet me pengesa, kërkon dakordësi mes 27 vendeve
Nëse së shpejti të rinjtë europianë do të përjashtohen nga rrjetet sociale, do duhet të falënderojnë Ursula von der Leyen. E hëna pritet të sjellë një hap......
Skema e pensioneve, shtohen mbi 31 mijë kontribuues - Privati “mban” buxhetin. Rritet ndjeshëm numri i pensionistëve
Mbi 31 mijë kontribuues janë shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë vitit që lamë pas duke sjellë gjithashtu rritje të konsiderueshme të të......
Fluturime të reja direkte nga Rinasi drejt Zvicrës e Bullgarisë/ Zyrih -Tiranë, 3 fluturime në javë. Rama: Zgjerimi sjell rritje të turizmit
Rrjeti i destinacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës vazhdon të zgjerohet. Fluturimi mes Zyrihut dhe Tiranës do të operojë tre ditë në javë, çdo të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh te vazhdueshme që regjistroi përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur atë në vlera relativisht të qëndrueshme teksa është blerë......
SHBA do vazhdojë bisedimet teknike me Iranin - Palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e Memorandumit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen në “bisedime teknike” me Iranin dhe mbeten të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje mbi konfliktin,......



