Gratë dhe fëmijët, të ekspozuar ndaj pasigurive ekonomike/ Pavarësisht rënies së varfërisë, pabarazitë gjinore dhe sociale vazhdojnë
Të dhënat më të fundit nga Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës tregojnë se rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri ka vijuar të ulet, duke arritur në 19.2% gjatë vitit 2024, nga 19.8% një vit më parë dhe 22% në vitin 2021. Kjo tregon një përmirësim gradual të kushteve ekonomike në shkallë kombëtare, megjithëse pabarazitë ndërmjet grupmoshave dhe gjinive mbeten të dukshme.
Grupi më i rrezikuar për të qenë i varfër vijon të jetë ai i fëmijëve dhe të rinjve nën 17 vjeç, ku rreziku arrin në 26.6% në vitin 2024. Edhe pse kjo shifër është më e ulët në harkun kohor të katër viteve, ajo mbetet ndjeshëm më e lartë se mesatarja kombëtare. Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë me të ardhurat më të ulëta të familjeve të reja dhe mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për fëmijët në nevojë.
Tek grupmosha 18-64 vjeç, që përfshin popullsinë aktive në tregun e punës, rreziku i varfërisë ka pësuar një rënie të qëndrueshme, duke zbritur nga 21.8% në vitin 2021 në 18.6% në vitin 2024. Kjo prirje interpretohet si efekt i rritjes së pagave minimale dhe përmirësimit të mundësive të punësimit pas pandemisë.
Ndërkohë, për personat mbi 65 vjeç, niveli i varfërisë mbetet më i ulët në krahasim me grupet e tjera, në 13.8% për vitin 2024. Edhe pse ky tregues ka shënuar pak luhatje gjatë viteve, diferenca ndërmjet meshkujve dhe femrave në këtë grup është ende e dukshme, 14.7% për femrat kundrejt 12.8% për meshkujt.
Në të gjitha grupmoshat, femrat kanë një rrezik më të lartë për të qenë të varfra sesa meshkujt. Për vitin 2024, hendeku gjinor shkon nga 0.4 deri në 1.9 pikë përqindje, çka tregon se gratë mbeten më të ekspozuara ndaj pasigurisë ekonomike.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut - Partia në pushtet VMRO-DPMNE shpall fitore bindëse pas raundit të parë
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE shpalli fitore bindëse pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor. VMRO-DPMNE do të ketë......

Mundësi punësimi për të gjitha nivelet arsimore - AKPA: 6000 pozicione të lira në të gjithë vendin
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka shpallur 6000 oferta punësimi në të gjithë vendin. Qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Gjermania shqyrton rikthimin e shërbimit ushtarak - Projektligji parashikon regjistrim të detyrueshëm, rekrutim në rast nevoje
Dhoma e ulët e parlamentit gjerman, Bundestagu, filloi shqyrtimin e një projektligji për të rishikuar modelin e shërbimit ushtarak të vendit. Kabineti......

Dyfishohen kostot e motit ekstrem në Evropë - Dëmet mund të arrijnë në 126 miliardë euro deri në vitin 2029
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se "nuk mund të përballojë uljen e ambicieve për klimën dhe qëndrueshmërinë", pasi ka zbuluar koston reale të dëmeve të......

“Shqipëria 2030”, destinacion udhëheqës në Mesdhe i turizmit të qëndrueshëm/ Malaj: Parashikojmë të gjenerojmë 6.6 mld euro të ardhura vjetore
Ministri i Financave Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Zhvillim”, në kuadër të......

Zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore/ Guvernatori Sejko në Mbledhjen Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore......

“Tirana Marathon”, rrugët që bllokohen të dielën/ Policia plan masash. Rama: Edicioni i 9- të, ngjarje e madhe sportive
“Tirana Marathon” mbledh nesër mijëra vrapues nga e gjithë bota. Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një video nga aktivitete të mëparshme të......