Gjermanët në Kosovë, italianët në Shqipëri/ Gjeografia e vizitorëve mes dy vende paraqet diferenca

Turizmi është kthyer në një nga sektorët më dinamikë dhe me rritjen më të shpejtë në rajon, sidomos gjatë viteve të fundit pas përfundimit të pandemisë. Shqipëria dhe Kosova kanë përfituar ndjeshëm nga ky zhvillim, duke u shndërruar në destinacione gjithnjë e më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.
Kostot më të lira, shtimi i linjave ajrore dhe përmirësimi i infrastrukturës turistike janë vetëm disa nga indikatorët që dëshmojnë për këtë progres. Statistikat mujore të lëvizjes së qytetarëve dhe turistëve tregojnë një qarkullim intensiv, sidomos mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku bashkëpunimi dhe shkëmbimet kulturore e turistike kanë qenë gjithnjë të forta dhe të qëndrueshme.
Sipas një analize nga “Scan Intel”, muaji Prill është marrë në shqyrtim për të pasqyruar gjendjen aktuale të turizmit mes dy vendeve. Nga vijnë vizitorët në secilin vend shqiptar? Të dhënat e “Institutit të Statistikave” tregojnë se gjatë muajit Prill, në Shqipëri janë regjistruar rreth 213 mijë vizitorë në strukturat akomoduese, nga të cilët mbi 64 mijë ishin turistë të huaj. Në të njëjtën kohë, sipas “Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, numri i vizitorëve që janë akomoduar në Kosovë në Prill ka qenë afro 32 mijë. Këtë muaj Kosova ka pritur rreth 15 mijë shqiptarë ndërsa Shqipëria rreth 8,900 shtetas të Kosovës.
Kur bëhet fjalë për turistët e huaj, Shqipëria ka pritur më së shumti vizitorë nga Italia, që përfaqësojnë rreth 10,200 të totalit të vizitave në Prill, e ndjekur nga Kosova në vendin e dytë. Ndërkohë nga Gjermania kanë ardhur 5,100 vizitorë dhe Mbretëria e Bashkuar me 3,842 të tillë. Kosova, nga ana tjetër, përveç shqiptarëve të Shqipërisë që mbeten grupi më i madh i vizitorëve, ka pritur mbi 3,600 turistë gjermanë, që është dhe grupi i dytë më i lartë pas shqiptarëve të Shqipërisë. Turqia dhe Zvicra vijojnë të jenë gjithashtu burime të rëndësishme turistësh për Kosovën, me përkatësisht 3,066 dhe 3,021 vizitorë.
Këto shifra janë dëshmi e qartë se turizmi po bëhet një motor kyç zhvillimi për të dyja vendet. Shqipëria dhe Kosova jo vetëm që po rrisin numrin e vizitorëve, por po ndërtojnë një profil të qëndrueshëm turistik, i cili mbështetet në vlerat natyrore, kulturore dhe mikpritjen tradicionale. Me investime të vazhdueshme, promovim strategjik dhe theks të veçantë në turizmin e qëndrueshëm, të dy vendet kanë potencialin të pozicionohen denjësisht në hartën ndërkombëtare të turizmit, si destinacione të vërteta autentike dhe atraktive.
Live TV
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Nga 35 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 8 janë ende aktive, njofton Ministria e Mbrojtjes. Për menaxhimin e këtyre vatrave janë angazhuar gjithsej 533 forca......
Parashikimi: Deri në 2050 dëmi nga zjarret 7% PBB/ Plani Kombëtar: Të ripyllëzohen sipërfaqet pyjore të zhveshura
Zjarret në pyje, të nxitura nga temperaturat e larta ekstreme po kthehen në një nga rreziqet klimatike me pasojat më të mëdha për Shqipërinë. Sipas shifrave......
Karboni, Shqipëria me avantazh ndaj rajonit/ Raporti: Kosto zero për eksportet e energjisë elektrike drejt BE-së
Shqipëria rezulton në një pozicion të favorshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit sa i takon ndikimit të Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufij,......
Bypass-i i Elbasanit, firmosen kontratat për dy fazat e para/ Investimi 4.72 mld lekë me TVSH, hapet rruga për nisjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e dy fazave të para të bypass-it të Elbasanit, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për një......

