Analiza Postuar më 13 Shkurt 2026, 10:50

Gatishmëria digjitale, ku renditet Shqipëria? Vendi përparon më së shumti në kapitalin njerëzor

Nga Eldiona Serani

Gatishmëria digjitale, ku renditet Shqipëria? Vendi përparon

Shqipëria është renditur në vendin e 79-të nga 127 ekonomi në edicionin e vitit 2025 të Network Readiness Index (NRI), një nga raportet kryesore globale që mat përdorimin dhe ndikimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Vlerësimi bazohet në shtylla kryesore si : Teknologjia, Njerëzit, dhe Ndikimi.

Sipas raportit, Shqipëria ka performancën më të mirë në shtyllën “Njerëzit”, ku renditet në vendin e 59-të, duke reflektuar potencialin njerëzor dhe nivelin relativisht të mirë të arsimimit. Një nga treguesit më pozitivë është norma e lartë e shkrim-leximit të të rriturve online, ku vendi renditet i 28-ti globalisht.

Në anën tjetër, dobësitë më të mëdha shfaqen në shtyllën e “Teknologjisë”, ku Shqipëria pozicionohet në vendin e 97-të. Veçanërisht problematike mbeten nën-shtyllat që lidhen me përmbajtjen digjitale dhe teknologjitë e së ardhmes, ku vendi renditet përkatësisht i 93-ti dhe i 120-ti.

Sa i përket ndikimit të teknologjisë në ekonomi dhe cilësinë e jetës, Shqipëria renditet në vendin e 73-të. Treguesit e lidhur me jetëgjatësinë e shëndetshme dhe pabarazinë e të ardhurave paraqiten relativisht pozitivë, ndërsa ndikimi ekonomik i sektorit të teknologjisë mbetet i kufizuar. Në krahasim me vendet me të ardhura të mesme të larta, Shqipëria renditet e 22-ta në këtë grup.Kjo nënkupton se ka hapësirë të konsiderueshme për përmirësim, veçanërisht në drejtim të zhvillimit teknologjik dhe rritjes së kapaciteteve inovative.

Shqipëria 13 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Pas një rënie të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave Dollari amerikan e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat