Analiza Postuar më 14 Qershor 2025, 08:30

Gati 97.8 meshkuj për 100 femra/ Nga viti në vit në raportin gjinor në Shqipëri mbizotërojnë gratë

Nga Eldiona Serani

Gati 97.8 meshkuj për 100 femra/ Nga viti në vit në raportin

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it lidhur me raportin gjinor në Shqipëri, më 1 janar 2025, për çdo 100 gra kishte 97.8 burra. Kjo tregon për një raport pothuajse të balancuar, megjithatë, ka ndryshime të vogla krahasuar me vitet e mëparshme. Në raport me vitin 2024, vihet re një rënie minmale nga viti aktual, pasi atëherë raporti ishte 98.1 burra për 100 gra.

Dy vite më parë, në vitin 2023, të dhënat nga censusi i popullsisë treguan se në Shqipëri kishte afërsisht 1.36 milionë burra dhe 1.39 milionë gra. Kjo përkthehet në një raport prej 102 grash për çdo 100 burra, që do të thotë se kishte rreth 2% më shumë gra sesa burra.

Nëse e krahasojmë me Bashkimin Europian, më 1 janar 2023, në BE kishte 229 milionë gra dhe 219 milionë burra. Kjo korrespondon me një raport prej 104.6 gra për 100 burra, që do të thotë se kishte 4.6% më shumë gra sesa burra.

Në një vështrim krahasues me Bashkimin Europian, në vitin 2003 diferenca gjinore ishte më e theksuar, me 5.4% më shumë gra sesa burra.

Sa i përket Shqipërisë, të dhënat e EUROSTAT-it për vitin 2003 tregojnë një raport pothuajse të balancuar, me 100.5 gra për çdo 100 burra. Gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me rritjen më të lartë të raportit gjinor në favor të grave.

Ajo çka vihet re ndër vite është se, edhe pse në norma të qëndrueshme, raporti i meshkujve dhe femrave në vendin tonë po shfaq ulje nga viti në vit. Kjo mund të jetë si pasojë e disa faktorëve, si ulja e lindshmërisë dhe emigrimi i gjinisë mashkullore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat