Gati 3 në 5 persona që vizitojnë Shqipërinë hyjnë nga toka/ Transporti ajror gjithashtu shumë i preferuar, “braktisen” rrugët detare

Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara në rajon, duke përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, sidomos pas periudhës së pandemisë. Kjo rritje e popullaritetit ka ndikuar që vendi të vizitohet nga një numër gjithnjë e më i madh turistësh, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e turizmit ndërkombëtar.
Megjithëse shumica e shtetasve të huaj vijnë për të shijuar disa ditë pushimi nuk mungojnë as ata që udhëtojnë për arsye të tjera, si biznesi apo punësimi. Në të njëjtën kohë, shumë shqiptarë udhëtojnë për pushime, ndërsa emigrantët vazhdojnë të kthehen në vendlindje për arsye familjare, sociale apo kulturore.
Pavarësisht qëllimit të udhëtimit, hyrjet në territorin shqiptar realizohen përmes tri rrugëve kryesore: tokësore, ajrore dhe detare. Nëse marrim për analizë të dhënat e publikuara nga INSTAT për katër muajt e parë të vitit, rezulton se rreth 1.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vend përmes transportit ajror. Nga ana tjetër, transporti tokësor është forma më e përdorur e udhëtimit, me afro 3.2 milionë vizitorë, përfshirë si shqiptarë ashtu edhe të huaj. Ndërsa transporti detar mbetet forma më pak e preferuar, me rreth 127 mijë hyrje në të njëjtën periudhë.
Bazuar në përllogaritjet mbi këto të dhëna, del se në çdo pesë persona që hyjnë në Shqipëri, tre përdorin rrugët tokësore, një deri në dy udhëtojnë me avion, ndërsa shumë pak zgjedhin rrugën detare. Në përqindje, kjo korrespondon me 66.8% për transportin tokësor, 30.6% për atë ajror dhe vetëm 2.6% për transportin detar, duke treguar qartë dominimin e rrugëve tokësore në qarkullimin e vizitorëve drejt Shqipërisë.
Në total, sipas një analize të publikuar nga Scan Intel, rezulton se gjatë katër muajve të parë të vitit në Shqipëri kanë hyrë rreth 4.8 milionë persona. Muaji prill rezulton të jetë muaji me numrin më të lartë të hyrjeve për të gjitha kategoritë e transportit, gjë që mund të lidhet drejtpërdrejt me afrimin e sezonit turistik dhe përgatitjet për verë.
Live TV
Financat publikojnë kalendarin e ankandeve të letrave me vlerë, nisja me obligacionet 20-vjeçare
Ministria e Financave publikoi kalendarin e ankandeve të titujve qeveritarë për muajin maj, duke ftuar qytetarët dhe investitorët të bëhen pjesë e tyre.......
Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi Aktin Normativ për akcizën e karburantit, efekti në prill 370 mijë euro
Buxheti i shtetit ka përfituar deri më tani 553 milionë lekë nga rritja e çmimeve të hidrokarbureve, ndërsa efekti negativ prej uljes së akcizës së naftës me......
Pagesat cashless me POS, Tatimet u kujtojnë afatin e mbetur subjekteve që e kanë detyrim
Kanë mbetur edhe 27 ditë nga afati përfundimtar, për zbatimin e detyrimit ligjor për kryerjen e pagesave pa para në dorë (cashless) përmes pajisjeve POS/POI......
A po hezitojnë shqiptarët për pushime jashtë vendi? - Zani: Shqipëria po shihet si destinacion alternativ nga të huajt
Pasiguritë dhe zhvillimet e fundit në rajon duket se po ndikojnë drejtpërdrejt edhe te planet e pushimeve. Këtë verë, shqiptarët po tregohen më të rezervuar......


