Gati 1 në 4 të punësuar paguhet deri në 40 mijë lekë/ Ky tregues shënoi përmirësim krahasuar me një vit më parë
Në prill të vitit 2023, paga minimale e përcaktuar nga qeveria u rrit me 25%, duke arritur në nivelin e 40,000 lekëve nga 32,000 lekë që ishte në tremujorin e parë të vitit 2022. Ky ndryshim i rëndësishëm ka ndikuar ndjeshëm në strukturën e tregut të punës, duke çuar në uljen e kategorisë së punonjësve me pagë minimale dhe rritjen e ndjeshme të numrit të punonjësve në kategoritë e pagave më të larta.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e tretë të vitit 2024 tregojnë se 24.5% e punonjësve që derdhin sigurime shoqërore kanë paga deri në nivelin minimal prej 40,000 lekësh, ose 1 në 4 persona. Kjo përbën një ulje prej 4.2 pikësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke pasqyruar një tendencë pozitive të rritjes së pagave, si në sektorin shtetëror ashtu edhe në atë privat, kjo edhe për shkak të mungesës së fuqisë punëtore
Gjatë periudhës Prill-Qershor 2024, 20.1% e punonjësve kontribues në Institutin e Sigurimeve Shoqërore kishin paga nga 40,000 -50,000 lekë. Kjo kategori pësoi një rritje të lehtë prej 0.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Paralelisht, një rritje domethënëse është evidentuar në kategoritë e pagave më të larta. Përqindja e punonjësve që përfitonin mbi 120,000 lekë në muaj u rrit nga 10.4% në tremujorin e dytë në 12.6% në tremujorin e tretë. Ky progres pasqyron një orientim më të madh drejt profesioneve të mirëpaguara dhe një përmirësim të dukshëm të kushteve të përgjithshme të punësimit.
Po ashtu, punonjësit që i përkasin intervalit të pagave nga 95,000- 120,000 lekë zgjeruan ndjeshëm peshën e tyre ndaj totalit të të punësuarve, duke kaluar nga 8% në 11.4% brenda vitit.
Në përfundim, krahasuar me vitin 2023, ku 28.6% e punonjësve përfitonin paga minimale ose më pak dhe vetëm 9.2% ishin në kategorinë e pagave mbi 120,000 lekë, të dhënat e tremujorit të tretë të këtij viti tregojnë një ulje të numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje të ndjeshme të atyre me paga mbi 120,000 lekë. Ky trend pozitiv dëshmon për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave duke konfirmuar efektet e ndjeshme të politikave të reja të pagave në Shqipëri.
Sondazh

Çfarë blejnë shqiptarët online? Rrobat, këpucët dhe aksesorët, më të preferuarat
Në vitin 2024, rreth 86.2% e individëve të grup-moshës 16-74 vjeç përdorin internetin, me 96.4% prej tyre që e përdorin disa herë gjatë ditës. Pajisjet më të......

Agjenda e Presidencës së ardhshme të BE-së - Energjia, mbrojtja dhe siguria ekonomike, në fokus të udhëheqjes polake
Energjia, mbrojtja dhe siguria ekonomike do të jenë prioritetet e Bashkimit Evropian gjatë presidencës së ardhshme gjashtëmujore të Këshillit, që fillon në......

Borxhi i jashtëm bruto “tkurret” me 113 mln euro - BSH: Bie në 40.9% ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë vlerësohet të jetë 10 miliardë euro. Si rezultat i uljes së borxhit publik, stoku i borxhit të jashtëm ka rënë me 113......

Puna.gov.al, 5600 oferta punësimi në të gjithë Shqipërinë - Ministri Gonxhja: Programe të reja, iniciativë për gjithëpërfshirje
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se vijon agazhimi për të mbështetur punësimin dhe formimin profesional të të......

2025, viti i “rritjes” së IA? - Dilemat dhe pritshmëritë e analistëve mbi evolucionin e teknologjisë së re
Silicon Valley thotë se 2025 është viti kur inteligjenca artificiale do të rritet e do të “bëhet gati për punë”. Udhëheqësit e teknologjisë parashikojnë......

Ndryshojnë rregullat për regjistrimin e bizneseve - Të gjitha procedurat bëhen online. Çdo person ka akses në të dhënat e subjekteve
Qeveria ka ndryshuar rregullat për dhënien e shërbimeve ndaj bizneseve, duke bërë që çdo shërbim të mundësohet përmes e-Albania. Referuar vendimit të botuar......

A ka mjaftueshëm noterë në Shqipëri? - Sadushi: Duhet t’u shtohen kompetencat për më pak kosto dhe kohë
Në sistemin notarial, aktualisht janë në detyrë 410 noterë. Por predispozitat janë që ky numër të rritet. Me ndryshimet e para gjashtë viteve u reflektuan......

Forcohet Dollari e Paundi ndërsa Euro dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......