Fluturimet në Shqipëri “mundin” Europën/ Në dy muaj udhëtuan përmes ajrit rreth 1.3 milionë pasagjerë
Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve në transportin ajror, si pasojë e zhvillimit të sektorit të turizmit në vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës” ka patur rritje domethënëse në numrin e pasagjerëve, në kapacitetin e vendeve dhe në faktorët e ngarkesës. Përgjatë dy muajve të vitit aktual janë regjistruar gjithsej rreth 1.3 milionë pasagjerë në rrugë ajrore më një rritje prej 11%. Vetëm për muajin Shkurt shifrat flasin për rreth 632 mijë pasagjerë.
Nga ana tjetër, po të analizojmë të dhënat e fluturimeve komerciale nga “Agjencia Europiane e Statistikave shohim se në raport me shkurtin e vitit 2024, Shqipëria ka regjistruar një rritje prej 0.5% të numrit të fluturimeve, duke u vlerësuar në 3,965 fluturime.
Si paraqitet situata në rajon dhe Europë? “Scan Intel” ka marrë në analizë raportin vjetor të publikuar nga Eurostat për të parë se cili vend ka shënuar rritjen më të madhe të fluturimeve në muajin Shkurt të këtij viti, krahasuar me një vit më parë.
Bosnje-Hercegovina ka shënuar rritjen më të lartë vjetore të fluturimeve në Europë, ndërsa pas saj renditet Malta. Ndër vendet e rajonit, Serbia ka regjistruar një rritje prej 6.7% të fluturimeve komerciale.
Ndryshe nga këto vende, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar një rënie në këtë drejtim, respektivisht me 0.9% dhe 5.9%.
Por, Shqipëria kryeson ndjeshëm rritjen në krahasim me periudhën para pandemisë.
Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi fluturimet që prej vitit 2019, Shqipëria rezulton të jetë vendi me rritjen më të madhe. Nga viti 2019 deri në vitin 2025, numri i fluturimeve në Shqipëri është rritur me 137.9%, nëse i referohemi muajt të dytë të vitit.
Vendet e tjera të rajonit kanë ndjekur gjithashtu një trend pozitiv. Bosnje-Hercegovina renditet në vendin e tretë me një rritje prej 39.1%, ndërsa Serbia mban vendin e katërt me një rritje prej 27.2%. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje më të moderuar prej 6%, duke u renditur në vendin e 12-të në Europë. Ndërkohë, Mali i Zi ka shënuar një bilanc negativ, me një rënie prej 7% të numrit të fluturimeve në këtë periudhë.
Sondazh

SHBA ndërpret kontributet financiare në OBT - Vendimi, pjesë e përpjekjeve për të ulur shpenzimet qeveritare
Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë kontributet në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), thanë tre burime tregtare për Reuters, ndërsa administrata e......

Karta e identitetit, tashmë brenda 3 ditësh - Nga 14 ditë që ishte më parë. Tarifa 3 mijë lekë. IdentiTek lançon shërbimin e ri
Koha e pajisjes me kartë ID tashmë zbret nga 14 ditë, në vetëm 3 ditë. Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve......

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të pullave fiskale për mallrat e akcizës. Tarifat ulen deri në 25%!
Qeveria ka miratuar çmimet e reja për pullat fiskale duke botuar në Fletoren Zyrtare vendimin “Për përcaktimin e elementeve të sigurisë dhe çmimit të pullave......

Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse ka fituar pikë në bursat globale si pasojë e vendimeve të fundit të qeverisë së re amerikane në raport me monedhën vendase e ka......

Zhvillimi i gjelbër dhe i qëndrueshëm -Qeveria miraton kredinë 113.6 milionë euro
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e huasë mes Shqipërisë dhe BERZH, për pjesën e dytë të programit “Aftësia......

Mastercard, program në Shqipëri për pagesat elektronike - Nga 1 maji, 4750 terminale POS falas për tregtarët
Kompania amerikane e kartave Mastercard ka prezantuar një program të ri në Shqipëri për përshpejtimin e pranimit të pagesave elektronike. Përmes programit......

Asambleja e Përgjithshme e Confindustria Albania/ Ministri Hasani: “MEPJ, urë e fortë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe mbështetjen e diasporës shqiptare”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme 2025 të “Confindustria Albania”, e cila organizoi......

Zbulohet rezerva më e madhe e hidrogjenit në botë - Depozita me vlerë 92 mld USD, Franca në krye të tregut energjetik
Rezerva më e madhe në botë e hidrogjenit është zbuluar në Francë. Ky zbulim mund të transformojë tregun global të energjisë dhe t’i japë një hov Parisit në......