Analiza Postuar më 29 Tetor 2025, 13:49

Fluksi i turizmit, rekord pasagjerësh dhe fluturimesh/ Destinacionet kryesore të shtatorit janë Milano, Londër, Romë, Vjenë, Bolonjë

Nga Scan TV

Fluksi i turizmit, rekord pasagjerësh dhe fluturimesh/ Destinacionet

Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, në nëntë muajt e parë të vitit, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 315 mijë avionë, ku pjesën më të madhe e zë numri i mbikalimeve. Numri i fluturimeve në vendin tonë për nëntë muajt e parë të vitit është regjistruar në rreth 55 mijë.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në nëntëmujorin e vitit 2025, është në rreth 9 milionë, me një rritje vjetore prej 8.5%, krahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës” Shtatori 2025 shënoi një tjetër muaj të fortë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.2 milionë pasagjerë, 7,044 fluturime dhe 105 destinacione në 32 shtete. Pas muajit rekord të gushtit, TIA vijon të ruajë ritmin e lartë të udhëtimeve dhe lidhjeve ajrore, duke ofruar çdo muaj më shumë mundësi për komunitetin në rritje të pasagjerëve. “Top 5” destinacionet e muajit janë Milano, Londër, Romë, Vjenë, Bolonjë.

Këtë fluks të lartë e konfirmojnë edhe të dhënat mbi lëvizjen e shtetasve të publikuara pak ditë më parë nga “Instituti i Statistikave”.

Kjo falë edhe linjave të reja dhe, veçanërisht, mundësive për lidhje me vende që nuk ishin lehtësisht të aksesueshme më parë.

Nëse do të flisnim për mallrat, rezulton se përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 714,3 ton, nga të cilat 78.5% janë mallra të hyrë dhe 21.5% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 25.1%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat