Festat e Nëntorit “nxitën” turizmin ndërshqiptar/ Mbi 22 mijë shqiptarë të Kosovës u akomoduan në vendin tonë

Sipas të dhënave të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për muajin Nëntor 2025, rreth 9,700 vizitorë nga Shqipëria kanë hyrë në Kosovë, duke realizuar rreth 16 mijë netë qëndrimi, çka tregon se një pjesë e madhe e vizitave kanë qenë disa ditore dhe të lidhura drejtpërdrejt me festat e Nëntorit dhe aktivitetet kulturore që shoqërojnë këtë periudhë.
Mesatarja prej rreth 1.6 netësh për vizitor dëshmon se Kosova nuk është vetëm destinacion kalimtar për shqiptarët e Shqipërisë, por një nga format më të qëndrueshme të qarkullimit rajonal.
Ndërkohë, nga ana tjetër, të dhënat e INSTAT tregojnë ndër vizitorët kryesorë jo-rezidentë në Shqipëri janë ato nga Kosova. Në të njëjtën periudhë, ky vend renditet ndër shtetet kryesore burimore të turizmit në Shqipëri. Nga mbi 126 mijë vizitorë jo-rezidentë që kanë vizituar vendin në Nëntor 2025, rreth 18% kanë qenë nga Kosova, që përkthehet në afërsisht 22,800 vizitorë kosovarë.
Vetëm Italia ka pasur një peshë pak më të lartë, ndërsa Kosova lë pas tregje si Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, duke konfirmuar rolin e saj si partneri më i rëndësishëm rajonal i turizmit shqiptar.
Të dhënat tregojnë se zonat bregdetare kanë qenë destinacioni më i preferuar për vizitorët jo-rezidentë, përfshirë edhe shqiptarët e Kosovës, ndërsa hotelet dhe strukturat e ngjashme akomoduese kanë dominuar ndjeshëm mbi format e tjera të qëndrimit.
Kjo tregon se udhëtimet e Kosovës drejt Shqipërisë gjatë nëntorit nuk kanë qenë vetëm vizita familjare, por edhe pushime të mirëorganizuara, të lidhura me festat dhe fundjavat e zgjatura.
Negociatat/ Shqipëria i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet - Rama: Fazë të ndërmjetme pas anëtarësimit për plotësimin e kriterit të sigurisë ushqimore
Shqipëria synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, por duke kërkuar që disa prej kushteve të anëtarësimit, si për shembull plotësimi i......
Nëntori solli rritje të fortë të vizitorëve/ 30% më shumë turistë dhe netëqëndrime gjatë këtij muaji
Muaji nëntor ka konfirmuar vazhdimësinë e trendit rritës të turizmit në Shqipëri, duke reflektuar një sezon gjithnjë e më të zgjatur dhe interes në rritje......
Gjoba deri 3 mijë euro për donacionet dhe sponsorizimet - Detyrim, publikimi i kontratave dhe deklarimi në Regjistër
Çdo individ apo kompani që bën donacione dhe sponsorizime të ndryshme për institucione publike apo organizata jofitimprurëse, në fusha si arti, sporti dhe......
Korridori VIII, lotet që mbyllen sivjet - ARRSH synon aksin nga Elbasani, deri te tuneli i Librazhdit dhe Elbasan-Peqin
Brenda këtij viti parashikohet përmbyllja e punimeve në disa lote të Korridorit VIII rrugor. Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar bënë me dije për TV......
Java mbyllet e qëndrueshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan nuk ka pësuar ndryshime të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme duke e mbyllur këtë javë në vlera relativisht konstante teksa është blerë......
Skemë e re për sigurimin në bujqësi - Zv.Ministri i Bujqësisë, Guri: Garanton qëndrueshmëri ekonomike
Përmbytjet e fundit në vend kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermerët dhe blegtorët, duke u kthyer në një fenomen të përvitshëm që faturohet tek......
Financim dhe mbështetje për startup-et/ Vendimi në Fletoren Zyrtare. Aplikimi online përmes portalit e-albania
Startup-et do të përfitojnë mbështetje financiare dhe shërbime mbështetëse për zhvillimin e bizneseve të tyre. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi......
Spanja më e kërkuara, rekord turistësh - Vendi i dytë më i vizituar në botë pas Francës, turizmi 13% e GDP
Spanja pret një rritje në turizëm gjatë vitit 2026, pasi shënoi një rekord prej 97 milionë turistësh vitin e kaluar, tha për mediat Ministri i Turizmit Jordi......


