Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Një raport i publikuar nga UNDP për sa I përket punonjësve të 12 bashkive kryesore ka zbuluar se 77% e stafit të bashkive në Shqipëri janë femra, duke treguar një prani të dukshme të grave në administratën vendore, veçanërisht në sektorët e shërbimeve sociale. Nga gjithsej 973 punonjës, 754 janë gra, ndërsa burrat përbëjnë vetëm 219 persona nga stafi.
Të dhënat tregojnë se profesionet e lidhura me shërbimet sociale dominohen nga femrat. Vetëm 32% e stafit përbëhet nga profesionistë të specializuar,pra punonjësve socialë ndërsa pjesa tjetër i takon kategorive të tjera profesionale. Punonjësit socialë përbëjnë grupin më të madh me 316 persona, prej të cilëve 276 janë gra, ndërsa psikologët janë gjithsej 36 dhe pothuajse të gjithë janë femra.
Juristët përfaqësohen me vetëm 11 punonjës, nga të cilët 8 gra, ndërsa ekonomistët arrijnë në 137, prej të cilëve 81 janë femra. Profesionet e tjera si inxhinierë, mjekë, agronomë apo veterinerë zënë pjesën më të madhe të stafit, duke përfaqësuar rreth 49% të totalit.
Një tregues i rëndësishëm i raportit është edhe ngarkesa që ka secila bashki në raport me përfituesit e shërbimeve sociale. Bashkia Kukës ka situatën më të rënduar me 629 përfitues për çdo punonjës, pasuar nga Tirana me 565 dhe Shkodra me 533 përfitues për punonjës. Në të kundërt, Berati rezulton të ketë raportin më të ulët, me vetëm 107 përfitues për një punonjës, duke reflektuar një shpërndarje më të balancuar të stafit. Gjithashtu, në krahasim me para dy vitesh, ngarkesa e punonjësve është ulur ndjeshëm, sidomos në bashkitë që më parë kishin probleme si Kukësi, Dibra, Elbasani dhe Tirana.
Live TV
Integrimi në BE, Rama: Shqipëria mbyll një kapitull nga negociatat, nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik
Shqipëria mbyll të parin kapitull (kapitulli 20) të negociatave me Bashkimin Europian. Njoftimin e ka bërë kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet......
Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Jeanne Shaheen dhe z. Dick Durbin, të......
Paketa Fiskale 2027, kërkesa nga biznesi: ulje taksash për agropërpunimin, ndërtimin dhe akcizat
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka depozituar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, propozimet lidhur me paketën fiskale 2027. Organizata më e......
Zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanë, Karakaçi: Mbrojtja lumore, komponent i rëndësishëm i projektit
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar punimet që po kryhen për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Sipas tij, mbrojtja......

