Faturat e qirave, barrë për konsumatorët/ Udhëheqin rritjen e çmimeve në tetor. Inflacioni vlerësohet në 2.3%

Në muajin tetor 2025, Indeksi i Çmimeve të Konsumit arriti në 120,3, krahasuar me bazën e dhjetorit 2020. Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni vjetor u regjistrua në 2.3%, nga 1.9% që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërkohë, ndryshimi mujor i indeksit, krahasuar me shtatorin 2025, ishte 0.1%.
Rritja vjetore e çmimeve në tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, i cili kontribuoi me +0.87 pikë përqindje në inflacionin total. Pas tij renditen grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0.55 pikë përqindje, dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0.21 pikë përqindje.
Gjithashtu, kontribut pozitiv në rritjen vjetore të inflacionit kanë dhënë edhe çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” (+0.15 pikë përqindje), “Hotele, kafene dhe restorante” (+0.13 pikë përqindje), si dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” (+0.10 pikë përqindje).
Në krahasim me tetorin e vitit 2024, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.3%, ndjekur nga “Argëtim dhe kulturë” (+3.2%), “Pije alkoolike dhe duhan” (+3.1%) dhe “Mobilje dhe pajisje shtëpie” (+2.9%).
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet më të larta janë vërejtur në nëngrupin “Vajra dhe yndyrna” (+4.9%), pasuar nga “Qumësht, djathë dhe vezë” (+4.2%), “Mish” (+2.9%), “Peshk” (+2.5%) dhe “Bukë dhe drithëra” (+0.3%).
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një rritje të moderuar të inflacionit gjatë tetorit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i qirave, energjisë dhe produkteve ushqimore bazë.
Suficiti tregtar i Gjermanisë, në rënie të lirë - Arrin nivelin më të ulët që nga tetori i vitit të kaluar
Teprica tregtare e Gjermanisë u tkurr më tej në shtator, duke arritur në nivelin më të ulët që nga tetori 2024, pasi rritja më e fortë se sa pritej e......
Avionë zjarrfikës, armatim, infrastrukturë dhe teknologji - Ministria e Mbrojtjes rrit kapacitetet, 59 mld lekë investime në vitin 2026
Me një buxhet total prej rreth 59 miliardë lekësh, Ministria e Mbrojtjes pritet të kryejë një sërë investimesh të rëndësishme për vitin 2026. Në forcat......
“Pensionet, të promovohet shtylla e dytë dhe e tretë” - Minxhozi: Banka e Shqipërisë rekomandon rishikimin e parametrave të skemës
Në kushtet kur deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një barrë e konsiderueshme për buxhetin e shtetit, Banka e Shqipërisë......
Çfarë parashikon projektbuxheti për përmbytjet? - 2.7 miliardë lekë për projektet e mbrojtjes nga lumenjtë dhe argjinaturave
Investimet për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja parashikohen deri në 2.7 miliard lekë deri në vitin 2028, por cilët do të jenë projektet që do të......
Rritje pagash për punonjësit e OSHEE - Rama: Shtesa me 3 kategori. Balluku: “OSHEE Charge”, çmime konkurruese për makinat elektrike
Rritje e pagave për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit ku u......
Ndotësit më të mëdhenj “shmangin” COP30 - Liderët e SHBA-së, Kinës dhe Indisë nuk do të jenë pjesë e samitit
Ndërsa liderët evropianë mblidhen në samitin e COP30 për të diskutuar mbi reduktimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike, ndotësit më të mëdhenj të botës nuk......
Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe mosha, aq më e lartë pjesëmarrja
Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334,539 mijë qytetarë me të drejtë......
“Vala” tarifore mbërrin në 2026- Bizneset evropiane përgatiten për pasoja më të mëdha nga tarifat amerikane
Bizneset evropiane do të vuajnë pasoja shumë më të mëdha në vitin 2026 nga tarifat amerikane në raport me këtë vit, kur disa masa paraprake reduktuan......





