Analiza Postuar më 15 Janar 2025, 12:05

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit? Eksportet u dominuan nga lëndët djegëse dhe veshjet, por me rënie të ndjeshme

Nga Scan TV

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit? Eksportet u

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Të dhënat tregojnë një ulje të konsiderueshme të eksporteve për shkak të rënies së monedhes së përbashkt europiane.

“Scan Intel” më herët ka analizuar të dhënat mbi llojin dhe gjeografinë e produkteve që Shqipëria blen nga jashtë vendit. Por cilat janë produktet kryesore që tregton vendi ynë jashtë?

Sipas të dhënave, gjatë periudhës njëmbëdhjetëmujore, eksportet totale të Shqipërisë u dominuan nga disa kategori kryesore si lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit, vlera e të cilave arriti në 41.5 miliardë lekë ose 35.8% më pak krahasuar me vitin 2023. Kapitulli i dytë dhe i tretë me vlerën më të lartë të eksporteve përgjatë periudhës Janar-Nëntor të vitit 2024 janë veshjet e këmbëve dhe këpucët, pasuar nga artikuj të veshjeve plotësuese.

Këto vlera arritën në 41.3 miliardë lekë duke reflektuar një ulje vjetore me 20.3% dhe 32.5 mld lekë për veshjet plotësuese. Kjo pasqyron dëmin e madh që solli rënia e euros tek eksportuesit dhe sidomos goditjen për industrinë fasone. Ndër 10-të kapitujt kryesorë që regjistrojnë edhe vlerën më të lartë, rënien më të madhe e shënojnë lëndët djegëse, giza dhe çeliku dhe artikuj të veshjeve.

Më rritje vjetore vlerësohen xeherorët dhe artikujt prej gize dhe çeliku.

Por çfarë tjetër eksporton Shqipëria? Ndër artikujt më kryesorë gjejmë makineritë dhe pajisjet elektrike, xeherorët dhe zgjyrat, zarzavatet e ngrenshme, aluminin dhe artikujt prej tij.

Sa i përket gjeografisë së eksporteve për artikullin kryesor që eksportojmë, pra lëndët djegëse, të dhënat flasin për partnerë si Italia, Spanja, Gjermania, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 96 lekë duke humbur sërish pikë sikurse edhe dje. Monedha europiane është blerë sot me 97.8 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat