Çfarë produktesh blen Britania nga Shqipëria? Kryesisht tekstile, fruta dhe këpucë. Na shet makineri dhe automjete

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Departamenti i Biznesit dhe Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar, janë bërë të ditura statistikat mbi shkëmbimet tregtare mes Britanisë dhe Shqipërisë. Nga këto të dhëna rezulton se, gjatë katër tremujorëve të përfunduar në fund të tremujorit të parë të vitit 2025, Shqipëria është renditur si partneri i 117-të më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.
Nëse marrin në referencë produktet të cilat janë importuar dhe eksportuar më së shumti gjatë kësaj periudhe rezulton se eksportet britanike drejt Shqipërisë kanë qenë të përqendruara kryesisht te makineritë dhe produktet e përpunuara. Në krye të listës qëndrojnë gjeneratorët mekanikë (përdorim ndërmjetës) me një vlerë prej 4.7 milionë paundësh, të pasuar nga pijet dhe duhani me 3.8 milionë paund. Po ashtu, në listën e pesë produkteve kryesore renditen ushqimet e ndryshme me 2.3 milionë paund, makineritë e specializuara me 1.9 milionë paund, si dhe automjetet me 1.9 milionë paund. Këto tregues nxjerrin në pah rolin e madh të produkteve industriale dhe teknologjike britanike në tregun shqiptar.
Nga ana tjetër, importet kryesore të Britanisë së Madhe nga Shqipëria gjatë të njëjtës periudhë lidhen më tepër me prodhime bujqësore dhe mallra të konsumit. Vendi i parë mbahet nga veshjet me vlerë 2 milionë paund, ndjekur nga frutat dhe perimet me 1.5 milionë paund.
Produktet e hekurit e çelikut arrijnë në 1.3 milionë paund, ndërsa pijet dhe duhani kapin 1.1 milionë paund. Në fund të pesëshes kryesore renditen këpucët me 1 milion paund. Të dhënat tregojnë një shkëmbim të qartë ekonomik ku Britania furnizon Shqipërinë me makineri dhe produkte teknologjike, ndërsa Shqipëria shquhet për eksportin e produkteve bujqësore, tekstileve dhe mallrave të konsumit.
Live TV
Diaspora4Innovation, përvojë akademike nga diaspora për universitetet shqiptare
Akademikë nga diaspora dhe Shqipëria, drejtues universitetesh, profesionistë, sipërmarrës, studentë, institucione publike dhe partnerë ndërkombëtarë janë bërë......
Kolektor i ri për ujërat në Vlorë, synohet kullimi i ujërave të shiut në 100 hektarë
Një investim i ri synon të përmirësojë sistemin e kullimit të ujërave të shiut në Vlorë dhe të reduktojë problemet nga përmbytjet sezonale. Fondi Shqiptar i......
BE premton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, përfshirë ndihmën për interceptorët Patriot
Brukseli po përpiqet të bindë vendet e BE-së që ende kanë raketa interceptuese Patriot në rezervat e tyre kombëtare, që t’ia dhurojnë ato Ukrainës dhe t’i......
Energjia diellore, nismë 682 miliardë euro për ta bërë Mesdheun fuqi të rinovueshme
Më shumë se 552 GW projekte diellore dhe të erës në shkallë të gjerë janë njoftuar, ose janë tashmë në zhvillim, në të gjithë Mesdheun. Një analizë e re, duke......

