Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti
Analiza e ndryshimit vjetor të popullsisë në Shqipëri e kryer më herët nga “Scan Intel” dhe ndarë sipas grupmoshave nxirrte në pah një çekuilibër demografik alarmant. Këtë herë analiza merr në konsideratë edhe gjininë. Të dhënat nga viti 2024 në 2025 tregojnë një rënie masive të meshkujve të rinj në moshën më produktive, ndërsa popullsia e të moshuarve, veçanërisht gratë, po rritet me shpejtësi. Ky trend thellon shqetësimet për të ardhmen e fuqisë punëtore dhe sistemit social në vend.
Nëse e analizojmë ndryshimin vjetor në shifra absolute rezulton se rreth 18 mijë të rinj të grupmoshës 15 deri në 29 vjeç janë zëvëndësuar me rreth 21 mijë të moshuar mbi 65 vjeç.
Çfarë po ndodh me brezin e ri? Ky është segmenti që po boshatiset me shpejtësi. Rënia më e madhe regjistrohet te meshkujt e moshës 25-29 vjeç, ku popullsia ka rënë me 6.4% brenda një viti. Ky është një numër i paprecedentë, që dëshmon një valë të lartë emigracioni të kësaj grupmoshe. Rënie të ndjeshme ka edhe te femrat e kësaj grupmoshe me -4.1%, por hendeku midis gjinive është i qartë. Edhe te grupmosha 20-24 vjeç, meshkujt humbin më shumë se femrat, duke treguar një fenomen të largimit të të rinjve në kulmin e moshës së tyre për arsim dhe punë.
Ulja e lindshmërisë është një fenomen tjetër. Grupmosha 0-4 vjeç shënon rënie për të dyja gjinitë, me 2.9% për meshkujt dhe 2.1% për femrat. Kjo tregon se jo vetëm që lindin më pak fëmijë, por edhe familjet e reja po largohen, duke marrë me vete fëmijët.
Vëmendje të veçantë meriton grupmosha 40-44 vjeç. Ndërsa meshkujt shënojnë një rritje prej 2.0%, popullsia e femrave mbetet e pandryshuar (0.0%). Kjo mund të sugjerojë kthimin e një pjese të meshkujve të kësaj moshe, ndoshta nga emigracioni i hershëm, ose një rritje nga migrimi i brendshëm.
Trendi i kundërt shfaqet te grupmoshat mbi 65 vjeç. Rritja më e madhe regjistrohet te grupmosha 75-79 vjeç, ku popullsia e femrave është rritur me 9.5% dhe e meshkujve me 8.0%. Edhe grupmosha 85+ shënon një rritje të konsiderueshme, me 9.3% për meshkujt dhe 8.0% për femrat. Kjo konfirmon plakjen e shpejtë të popullsisë dhe rritjen e shpresës së jetës.

Turistët që po blejnë flori në Shqipëri - Britanikë dhe Gjermanë tërhiqen nga floriri me karat të lartë
Jo vetëm për të shijuar plazhet e vendit në jug apo bukuritë e maleve shqiptare, por edhe pse jo për të blerë aksesorë të ndryshëm ari, argjendi apo metaleve......

“Banka e re Ziraat do të rrisë konkurrencën në treg” - Zefi: Qytetarët do të përfitojnë nga produkte të reja dhe ulje të normave të interesit
Pas vitesh të tëra konsolidimi, tregu bankar pritet të pësojë tashmë ndryshime të rëndësishme me dhënien nga ana e Bankës Qendrore, të miratimit paraprak për......

“6.7 mld euro të ardhura nga turizmi” - Strategjia 2030, “luftë” informalitetit. Rritje e shtretërve, por jo për qiratë afatshkurtra
Strategjia e re Kombëtare për Turizmin 2025–2030 vendos objektiva ambiciozë për transformimin e sektorit në një shtyllë të zhvillimit ekonomik të......

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori - Ndryshimet klimatike nuk janë ndalur, pavarësisht fundit të valës “rekord”
Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë i regjistruar në nivel global, sipas të dhënave të fundit nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus......

Rënie përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të enjte të pësojë rënie kundrejt monedhës vendase pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 82.5 lekë dhe......

Britania, në kërkim të “frymëmarrjes” financiare - Qeveria duhet të rrisë taksat për të ulur deficitin buxhetor
Britania e Madhe do të duhet të rrisë taksat për të mbuluar një hendek në shpenzimet qeveritare që pritet të arrijë mbi 40 miliardë paund, për shkak të......

SHBA, tarifa 100% për importet e çipeve - Përjashtohen kompanitë që prodhojnë në territorin amerikan
Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 100% për gjysmëpërçuesit e importuar nga vendet që nuk prodhojnë në SHBA ose nuk planifikojnë ta......

Apple, 100 miliardë USD investime në SHBA - Vendimi synon të shmangë tarifat e mundshme ndaj kompanisë
Presidenti Donald Trump njoftoi se Apple do të investojë 100 miliardë dollarë shtesë në Shtetet e Bashkuara. Ky veprim do të zgjerojë angazhimin e kompanisë......