Analiza Postuar më 16 Janar 2025, 09:08

Çfarë e “kërcënon” ekonominë shqiptare? WEF: Nga emigrimi, deri tek pamjaftueshmëria e shërbimeve publike dhe pabarazia

Nga Scan TV

Çfarë e “kërcënon” ekonominë shqiptare?

Edhe këtë vit, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar raportin e rreziqeve për ekonominë globale. Mes vendeve të marra në analizë është edhe Shqipëria, për të cilën radhiten 5 rreziqet më të mëdha. Emigrimi i pavullnetshëm, vlerësohet si rreziku numër një i ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti por edhe atij të ardhshëm. Ky është një problem nga i cili vendi ynë po vuan vazhdimisht duke sjellë një sërë pasojash, ku më të të rëndësishmet janë mungesa e fuqisë punëtore dhe plakja e popullsisë. Në vend të dytë radhitet sërish një tjetër kërcënim me të cilin ekonomia shqiptare është përballur, dhe Forumi Ekonomik Botëror i referohet si mungesa e punës dhe e talentit.

Rreziku numër tre lidhet me krimin ekonomik dhe veprimtaritë e tjera të paligjshme. Edhe këtu jemi në kontekstin e një sfide të madhe aktuale me të cilën jemi përballur vazhdimisht.

Në vend të 4-t renditen shërbimet publike dhe mbrojtja sociale e pamjaftueshme. Një tjetër rrezik i madh për ekonominë e vendit, renditur në vend të 5-të, konsiderohet edhe pabarazia në të ardhura.

Ky raport dhe rreziqet e renditura për ekonominë e secilit vend bëhen në formën e një ankete mbi 900 ekspertë nga bota akademike, e biznesit apo politikbërjes.  Në fokus janë 121 shtete të botës, dhe anketa është zhvilluar mes datave 2 shtator dhe 18 tetor të vitit 2024.

Në rang global ndërkohë në terma afatshkurtër, 5 rreziqet më të mëdha vlerësohen: keqinformimi dhe dezinformimi, ngjarjet ekstreme të motit, konfliktet e armatosura, polarizimi i shoqërisë dhe spiunazhi kibernetik.

Kliko këtu për raportin e plotë

Çfarë e “kërcënon” ekonominë shqiptare?Çfarë e “kërcënon” ekonominë shqiptare?

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat