Çfarë blejnë shqiptarët online? Rrobat, këpucët dhe aksesorët, më të preferuarat
Në vitin 2024, rreth 86.2% e individëve të grup-moshës 16-74 vjeç përdorin internetin, me 96.4% prej tyre që e përdorin disa herë gjatë ditës. Pajisjet më të përdorura për të hyrë në internet janë aparatet celularë me 99.9% të individëve përdorues, ndjekur nga kompjuterët me 29.2%, laptopët me 28.5% dhe tabletët me 19.4%.
Por cilat aktivitete që kryen përmes internetit përdorën më shumë shqiptarët?
Sipas INSTAT, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë e-banking, aksesimi i të dhënave shëndetësore online, leximi i lajmeve online (gazeta apo revista) dhe blerjet online.
Një nga aspektet më interesante është rritja e blerjeve online. Në 12 muajt e fundit, 42.4% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç kanë kryer blerje online, një rritje prej 4 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Në tre muajt e fundit, 20.4% e individëve kanë bërë blerje online, duke shënuar një rritje prej 1.2 pikë përqindje.
Cilat ishin produktet më popullore të blera përmes internetit?
Kategoritë kryesore të blerjeve online përfshijnë rroba, këpucë dhe aksesorë, të cilat përbëjnë 90.3% të blerjeve. Shërbimet e dërgimit në shtëpi, si katering nga restorantet apo fast food-et, përbëjnë 59.7% të blerjeve online. Nga ana tjetër, produktet kozmetike dhe të mirëqenies përbëjnë 41.8% të blerjeve, ndërsa ushqimet dhe pijet nga dyqanet përbëjnë 37.2%. Produkte për shtëpinë përbëjnë 33.3% të blerjeve online, mallrat sportive përbëjnë 32.8%, dhe pajisjet elektronike dhe shtëpiake përbëjnë 19.7%.
Këto statistika tregojnë një rritje të ndjeshme në përdorimin e internetit për blerje, duke reflektuar një tendencë drejt dixhitalizimit dhe adaptimit të shpejtë të teknologjive të reja nga popullsia shqiptare.
Sondazh

Agjenda e Presidencës së ardhshme të BE-së - Energjia, mbrojtja dhe siguria ekonomike, në fokus të udhëheqjes polake
Energjia, mbrojtja dhe siguria ekonomike do të jenë prioritetet e Bashkimit Evropian gjatë presidencës së ardhshme gjashtëmujore të Këshillit, që fillon në......

Borxhi i jashtëm bruto “tkurret” me 113 mln euro - BSH: Bie në 40.9% ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë vlerësohet të jetë 10 miliardë euro. Si rezultat i uljes së borxhit publik, stoku i borxhit të jashtëm ka rënë me 113......

Puna.gov.al, 5600 oferta punësimi në të gjithë Shqipërinë - Ministri Gonxhja: Programe të reja, iniciativë për gjithëpërfshirje
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se vijon agazhimi për të mbështetur punësimin dhe formimin profesional të të......

2025, viti i “rritjes” së IA? - Dilemat dhe pritshmëritë e analistëve mbi evolucionin e teknologjisë së re
Silicon Valley thotë se 2025 është viti kur inteligjenca artificiale do të rritet e do të “bëhet gati për punë”. Udhëheqësit e teknologjisë parashikojnë......

Ndryshojnë rregullat për regjistrimin e bizneseve - Të gjitha procedurat bëhen online. Çdo person ka akses në të dhënat e subjekteve
Qeveria ka ndryshuar rregullat për dhënien e shërbimeve ndaj bizneseve, duke bërë që çdo shërbim të mundësohet përmes e-Albania. Referuar vendimit të botuar......

A ka mjaftueshëm noterë në Shqipëri? - Sadushi: Duhet t’u shtohen kompetencat për më pak kosto dhe kohë
Në sistemin notarial, aktualisht janë në detyrë 410 noterë. Por predispozitat janë që ky numër të rritet. Me ndryshimet e para gjashtë viteve u reflektuan......

Forcohet Dollari e Paundi ndërsa Euro dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

SpaceX vlen rreth 350 mld USD - Kompania e Musk ka shënuar një rritje të ndjeshme pas zgjedhjeve në SHBA
SpaceX dhe investitorët e tij kanë rënë dakord të blejnë deri në 1.25 miliardë dollarë aksione të brendshme në një transaksion që vlerëson prodhuesin e......