Fakte interesante për qeverinë "Rama 4"/ Një kabinet me barazi gjinore, risi digjitale dhe profil të formuar akademik
Qeveria e re e prezantuar nga kryeministri Edi Rama sjell një kombinim faktesh historike, emrash të rinj dhe një profil arsimor më të ndërkombëtarizuar. Për herë të parë në historinë e politikës shqiptare, Ministria e Brendshme drejtohet nga një grua. Albana Koçiu, e cila deri më tani mbante postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, merr drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm duke shënuar një moment të veçantë në përfaqësimin e grave në qeveri. Një tjetër risi është prezantimi i ministres së parë digjitale, Diella, një anëtare virtuale e kabinetit që përfaqëson një hap inovativ dhe të pazakontë për administratën shqiptare.
Kabineti i ri gjithashtu shënon një tjetër hap përpara në drejtim të përfaqësimit gjinor. Për herë të parë, qeveria është e ndarë në mënyrë të barabartë mes burrave dhe grave, me tetë ministre femra dhe tetë meshkuj. Përveç kësaj, pesë ministra marrin për herë të parë drejtimin e një dikasteri, duke sjellë freski dhe energji të reja në kabinet. Mosha mesatare e qeverisë është 46.9 vjeç.
Në planin arsimor e profesional, qeveria Rama 4 dallon për një profil të fortë akademik dhe ndërkombëtar. Shumica e ministrave e kanë bazën e studimeve në Universitetin e Tiranës, kryesisht në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë. Megjithatë, bie në sy fakti se një pjesë e mirë kanë kryer studime ose specializime të avancuara në universitete prestigjioze jashtë vendit, si Harvard, Oxford, Cambridge, Gjermani, Itali dhe Francë.
Që nga viti 2013-të dhe deri më tani me shpalljen e emrave të qeverisë së re, numri total i ministrave në vendin tonë vlerësohet në 65 emra unikë.
Ndërkohë, numri total i emërimeve ministrore regjistrohet në mbi 100 raste, ku merret në konisderatë jo vetëm emri i ministrit, por edhe të njëjtët portofolë me ministra të ndryshëm. Nisur nga të dhënat ndër vite, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Brendshme janë më të "paqëndrueshmet", duke ndërruar me shume emra ministrash. Nga ana tjetër, përgjatë katër mandateve numri i zëvendës kryeministrave ka ndryshuar 4 herë

EMRAT/ Rama zbulon të gjithë ministrat e rinj të qeverisë
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shpallur zyrtarisht Qeverinë e re të mandatit të tij të katërt qeverisës, duke bërë me dije emrat e shumëpritur të......

Balluku sërish zv.kryeminstre/ Rama: Ka fituar një qëndrueshmëri qe vetëm mund të forcohet!
Kryeministri Edi Rama rikonfirmoi gjithashtu sot Belinda Ballukun në pozicionin e saj ekzistues si zv.kryeministre dhe Ministre të Infrastrukturës dhe......

Pushteti lokal/ Rama propozon krijimin e komisionit të etikës: Do luftojmë nepotizmin!
Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama foli ashpër edhe në lidhje me drejtorët që dhanë dorëheqjen pak kohë më parë, duke shtuar se e......

Rama propozon Niko Peleshin si kryetar të ri të Kuvendit të Shqipërisë. Klodiana Spahiu, nënkryetare!
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozoi Niko Peleshin si Kryetar të ri të Kuvendit të......

Rama njofton riorganizim të Kuvendit: 11 komisione të reja parlamentare, 7 do drejtohen nga maxhoranca, 4 nga opozita!
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, theksoi gjithashtu se “Duhet ngritur Komisioni i posaçëm për......

Rama: 3 majat që duhet të kapim deri në fund të mandatit!
Kryesocialisti Rama u shpreh gjithashtu gjatë fjalës së tij se 3 majat që duhet të kapim deri ne fund te mandatit janë ndryshohemi i Kushtetutës, ndryshimi i......

Kryeministri Rama shpall zgjedhjet për drejtimin e Tiranës: “Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet kryeqytetit"
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama ka shpallur zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kryeqytet. Sipas tij Ogerta Manastirliu është......

Tren elektrik Durrës-Rrogozhinë - Qeveria ratifikon marrëveshjen e grantit të BE prej 60.5 mln euro
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ratifikoi marrëveshjen e grantit me Bankën Evropiane për Investime, për linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë,......