Analiza Postuar më 24 Shkurt 2025, 14:12

Eurostat: Në Janar inflacioni në Shqipëri zbriti 2.4%/ Çmimet më të ulëta se në Mal të Zi dhe Serbi, por më të larta se në Kosovë

Nga Armela Duka

Eurostat: Në Janar inflacioni në Shqipëri zbriti 2.4%/

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Janar të vitit 2025 regjistrohet në 2.4%, duke konstatuar kështu një ulje krahasuar me dhjetorin e vitit 2024 ku inflacioni fiksohej në 2.5%. Nga ana tjetër, inflacioni sipas ‘INSTAT’ për të njëjtën periudhë ishte 1.9%. Theksojmë se metodologjia e matjes është e njëjtë me të dy metodat por diferencat mes këtyre dy matjeve vijnë si rezultat i peshës që i jepet secilit grup të produkteve në llogaritjen e inflacionit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.8% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar larg këtij kufiri. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Janarit të këtij viti janë Maqedonia e Veriut me 5.8%, Rumania me 5.5% Hungaria me 5.7%, Rumania me 5.3% si dhe Kroacia dhe Serbia me 5% dhe 4.9% respektivisht.

Ndërsa të njëjtat vende vazhdojnë të dominojnë listën e inflacionit më të lartë në Europë, ka pasur një riorganizim të pozicioneve ku Hungaria ka kaluar përpara Rumanisë, ndërsa vendet e tjera kanë ruajtur nivelet e larta të inflacionit të vërejtura edhe në dhjetor të vitit 2024.

Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se  Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon. Mali i Zi dhe Serbia janë dy vendet me normën më të lartë të inflacionit në Ballkanin Perëndimor. Konkretisht, rritja e çmimeve në këto shtete është 5.8% dhe 4.9%. Në të kundërt, Kosova regjsitron normën më të ulët të inflacionit në janar të vitit aktual, me 1.5%. 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat