Energjia e rinovueshme, si renditet Shqipëria? EUROSTAT: Vijojmë të qëndrojmë mbi mesataren europiane

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria mbetet mes vendeve me peshën më të lartë të energjisë së rinovueshme në Europë. Në vitin 2024, rreth 43.1% e energjisë së konsumuar në vend erdhi nga burime të rinovueshme, kryesisht hidrocentrale. Edhe pse në rënie të lehtë krahasuar me 46.6% në vitin 2023, niveli mbetet dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian, e cila në vitin 2024 ishte 25.2%.
Në krahasim me vendet e BE-së, Shqipëria renditet në të njëjtin grup me shtetet që kanë peshë të lartë të energjisë së gjelbër në konsum. Në Europë, pjesën më të madhe të energjisë nga burime të rinovueshme e kishte Suedia me rreth 63%, e ndjekur nga Finlanda me 52% dhe Danimarka me 47%. Në anën tjetër të spektrit, nivelet më të ulëta u regjistruan në Belgjikë me 14%, Luksemburg me 15% dhe Maltë me 16%.
Edhe në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet me peshën më të lartë të energjisë së rinovueshme. Në vitin 2024, Serbia kishte rreth 25.9%, Maqedonia e Veriut 21.8%, ndërsa Kosova 18%. Vetëm disa vende të rajonit si Mali i Zi me rreth 41% dhe Bosnje Hercegovina me rreth 40% kanë nivele të krahasueshme, ndërsa shumica e ekonomive të tjera mbeten dukshëm më poshtë.
Në nivel europian, përdorimi i energjisë së rinovueshme është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit. Në Bashkimin Europian, pesha e saj në konsumin final bruto të energjisë arriti në 25% në vitin 2024, nga 17% në vitin 2014 dhe vetëm 10% në vitin 2004. Objektivi i BE-së është që deri në 2030 të arrijë të paktën 42.5% energji nga burime të rinovueshme.
Në rastin e Shqipërisë, një pjesë e mirë e këtij rezultati mbështetet në një trashëgimi energjetike që ka kaluar disa dekada. Niveli relativisht i lartë i energjisë së gjelbër lidhet kryesisht me prodhimin nga hidrocentralet, të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të prodhimit vendas të energjisë elektrike.
Në vendet me peshën më të lartë të energjisë së rinovueshme në Evropë, struktura e prodhimit lidhet ngushtë me burimet natyrore që ato kanë në dispozicion. Në Suedi, pjesa më e madhe e energjisë së gjelbër vjen nga biomasa, hidrocentralet dhe energjia e erës, falë pyjeve të shumta dhe rrjetit të pasur të lumenjve. Edhe Finlanda mbështetet kryesisht te biomasa nga industria e drurit, si dhe te hidrocentralet dhe energjia e erës. Ndërsa Danimarka është një nga liderët europianë në energjinë e erës, veçanërisht me turbinat e vendosura në det, të cilat mbulojnë një pjesë të madhe të prodhimit të saj të energjisë së rinovueshme.
Cilat janë objektivat për Strategjinë e Arsimit? - Nga kurrikula te digjitalizimi, përafrimi me standardin europian
Qeveria ka miratuar nisjen e hartimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2027–2032, që do të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të sektorit në vitet e......
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas/ 46 mln lekë për spostimin e linjave elektrike. Projekti do garantojë funksionimin e linjës
Me një fond limit prej rreth 46 mln lekë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për spostimin e linjave elektrike përgjatë segmentit......
Qeverisja online në rritje, Shqipëria mbi mesataren europiane/ Pothuajse e gjithë popullsia përdor platformën e-Albania për shërbimet publike
Shërbimet publike po bëhen gjithnjë e më të digjitalizuara, duke bërë që qytetarët të largohen nga sportelet tradicionale dhe të marrin shërbimet e nevojshme......
Rikthehet Liceu Francez i Korçës - Mësimdhënia me tre gjuhë dhe diplomë të dyfishtë
Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë “Liceu Francez i......
Shtrenjtimi i karburanteve në rajon - Çfarë masash po marrin vendet për frenimin e çmimeve?
Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme po shkakton paqëndrueshmëri në tregjet globale të naftës, duke ngritur shqetësime mbi inflacionin dhe presionin ekonomik......
Transporti i mallrave drejt digjitalizimit - Projektligj për informacionin elektronik, në harmonizim me BE
Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për përdorimin e informacionit elektronik në transportin e mallrave, një hap që synon modernizimin e proceseve dhe......
Aksion në pikat e karburanteve deri më 30 Qershor - Plani i kontrollit/ Nga çmimet, tek regjistrimi i punonjësve
Pikat e shitjes më shumicë dhe pakicë të karburanteve në të gjithë Shqipërinë do të jenë objekt i një aksioni disa mujor që synon të parandalojë abuzimet e......
Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh te vazhdueshme qe pësoi përgjatë kësaj kohe e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke u blerë sot me 83.3 lekë dhe duke u shitur......


