Energjia dhe ndërtimi morën më pak kredi në Shkurt/ Tregtia nuk e “lëshon” vendin e parë, kryeson me vlerën më të lartë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë muajit Shkurt të vitit aktual, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë mbështetur më shumë te bankat që operojnë në vendin tonë për financim gjatë kësaj periudhe. Në vend të parë, si sektori që ka marrë më shumë hua gjatë muajit të dytë të vitit është tregtia, me shumicë e pakicë, dhe në të cilën përfshihet edhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave. Ky sektor ka marrë rreth 5 miliardë lekë hua të re gjatë Shkurtit, e cila përkthehet në rreth 50 milionë euro.
Edhe gjatë vitit 2024 ishte pikërisht ky sektor në vend të parë, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Në vend të dytë ndërkohë gjejmë industrinë përpunuese me 3.6 miliardë lekë, pauar nga ndërtimi me 1.7 miliardë lekë.
Më pak kredi kanë marrë organizatat ndërkombëtare; aktivitetet e arteve, argëtimit dhe çlodhjes; administrimi publik dhe mbrojtja si dhe aktivitete të familjeve si punëdhënës.
Por si ka ndryshuar kredia sipas sektorëve në harkun e një viti?
Huaja e re për industrinë nxjerëse dhe aktivitetet financiare të sigurimit duket se kanë shënuar rritjen më të madhe vjetore, pasuar nga industria përpunuese apo aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike. Rritje të konsiderueshme po ashtu ka shënuar edhe kredia për sektorin e arsimit, furnizimit me ujë dhe aktivitetet financiare të sigurimit, krahasuar me muajin Shkurt të vitit 2024.
Sa i përket sektorëve që kanë marrë më pak hua të re gjatë Shkurtit të këtij viti, krahasuar me të njëtin muaj të vitit të kaluar, gjejmë ndërtimin me një rënie prej 57%, energjinë elektrike me 88% dhe transporti me 96%.
Sondazh

WiFi publik falas për bashkitë shqiptare - BE hap thirrjen për aplikim. Rreth 500 përfitues në të gjithë rajonin
Bashkitë shqiptare mund të përfitojnë WiFi publik falas nga Bashkimi Evropian. BE ka hapur një thirrje për të gjitha bashkitë në Ballkanin Perëndimor, që të......

Investitorët grekë në Shqipëri - Venetopoulos: Është një perlë e pazbuluar e Mesdheut. Industria e jahteve do të rritet
Pavarësisht se Turqia dhe Italia janë dy shtetet me fluksin më të madh të investimeve në Shqipëri, edhe investitorët nga fqinji ynë juglindor, Greqia, po......

Pronat, në 10 vite janë kompensuar 870 familje - Zbardhet raporti i ATP-së për vitin 2024, vonesat si pasojë e ndryshimeve ligjore
Në më shumë se 26 mijë dosje të arkivuara pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave në harkun e 10 viteve, të dhënat zyrtare tregojnë se janë kompensuar vetëm......

Historia “takon” teknologjinë në Romë - Roboti “ADRIANO” mirëpret vizitorët në Tempullin e Adrianit
ADRIANO, punonjësi i parë robotik i Romës, ka hyrë në shërbim në tempullin ikonik të lashtë romak të Adrianit dhe Vibia Sabina-s, duke mirëpritur turistët......

Rreth 74 milionë euro më pak kursime në Shkurt/ Depozitat u ulën me 0.5% krahasuar me Janarin
Depozitat në paranë e gjerë paraqiten me rënie përgjatë muajit Shkurt të këij viti, sinjalizojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu,......

“Rritja e shpejtë e prodhimit vendas, rruga drejt Europës” - Berisha: Rroga minimale 500 euro dhe ajo mesatare 1200 euro, rritjet më të mëdha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat deklaroi edhe një herë se Made in Albania, që do të thotë rritja e shpejtë e......

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve - Venetopoulos: Është një vend shumë miqësor për të bërë biznes
Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun e......

Tarifat e Trump “trondisin” linjat ajrore amerikane - Kërkesa për udhëtime tkurret, duke shkaktuar “turbulenca ekonomike”
Linjat ajrore amerikane po “fluturonin” lart drejt një epoke të re të artë vetëm dy muaj më parë, pasi kërkesa e fortë për udhëtime rriti perspektivën e......