Emigrantët sollën në Atdhe gati 1 miliardë euro/ Remitancat thyejnë rekord historik. Rritja në vitin 2024 vlerësohet në 12.6%
Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë vitit të kaluar, prej gati 1 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga "Banka e Shqipërisë". Shifra është edhe më e lartë se viti 2023, 2022 dhe viti 2008, kur regjistrohej rekordi i mëparshëm. Rritja e ndjeshme e remitancave në vendin tonë ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të ndikuar nga konfliktet. Në total, emigrantët kanë dërguar të paktën 117 milionë euro më shumë se viti pararendës. Bëhet fjalë për rreth 12.6% më shumë dërgesa nga emigrantët gjatë vitit 2024.
Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i fundit i vitit të kaluar ka thyer po ashtu një rekord historik, me rreth 272 milionë euro dërgesa. Kjo shifër është më e larta që nga viti 2008, nëse analziojmë të dhënat me bazë tremujore. Në tremujorin e 4-tët të vitit të kaluar, remitancat rezultojnë 8.2% më të larta se tremujori i njëjtë i vitit pararendës.
Nga këto shifra duket qartë se emigrantët kanë ndikuar mjaftueshëm për të ndihmuar familjet shqiptare, madje duke dërguar edhe më shumë para se gjatë pandemisë, kur shumë ekonomi familjare u prekën rëndë nga shpenzimet për shëndetësinë si pasojë e covid-19.
Megjithatë, shumë më shumë do të fitonin familjet shqiptare nga dërgesat e emigrantëve nëse monedha europiane do të paraqitet në nivele më të larta se këto dy vitet e fundit. Edhe pse euro nuk është monedha bazë e vendit, nënçmimi i saj kundrejt lekut padyshim që ka impaktuar ekonominë shqiptare, po ashtu edhe familjet të cilat e sigurojnë jetesën nga dërgesat e emigrantëve apo ato të cilat i kanë kursimet në euro. Por, nga ana tjetër, gjithë këto flukse hyrëse në ekonominë shqiptare kanë peshën e tyre në nënçmimin e euros.
Sondazh

Rikonstruksioni i nënstacionit në Kuçovë/ Balluku: Do të përfitojnë 16 mijë abonentë!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, informoi sot se në nënstacionin elektrik të Kuçovës, aktualisht......

Serbi, protestë kundër projektit Kushner - Qytetarët kundërshtojnë ndërtimin e një kompleksi nga dhëndri i Trump
Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd për të kujtuar bombardimet e NATO-s në 1999. Ata gjithashtu protestuan kundër ndërtimit të një kompleksi luksoz nga......

64.5 mln euro për infrastrukturën dhe buxhetin e shtetit - Bashkimi Evropian miraton parafinancimet nga Plani i Rritjes Ekonomike
Parafinancimet e Shqipërisë nga Plani i Rritjes Ekonomike të BE kapin vlerën e 64.5 milionë eurove. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dalë me......

Turistët shpenzuan rreth 426 euro për person vjet/ Vlera totale arrin në 4.99 miliardë euro. Të ardhurat neto zënë gati gjysmën
Gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.1 miliardë euro, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv......

Avioni “mbushet” me aziatikë dhe afrikanë Gjatë muajit të dytë të vitit aktual regjistrohen rreth 1 milionë të huaj
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve vitet e fundit, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në atë dimëror. Ky trend pozitiv......

Zbulohen planet e SHBA-së për luftën në Jemen - Zyrtarët e administratës Trump shpërndajnë “gabimisht” detajet
Zyrtarët e lartë të administratës Trump zbuluan gabimisht planet e luftës në një grup mesazhesh që përfshinte një gazetar pak para se Shtetet e Bashkuara të......

Hekurudha Shkodër - Gjakovë, finalizimi kërkon 10 vjet - Detajet e projektit 1.8 mld euro, që do lidhë me tren Shqipërinë me Kosovën
Finalizimi i projektit për linjën hekurudhore Shkodër – Gjakovë kërkon një periudhë 10 - vjeçare. Vlerësimet, që janë pjesë e prezantimit të studimit të......

“Qendrat e strehimit në Shqipëri të përdoren për riatdhesim” - Ministri i Brendshëm italian zbulon planin, por kërkohen ndryshime ligjore
Italia planifikon të shndërrojë qendrat e pritjes në Shqipëri në qendra riatdhesimi të përhershëm për emigrantët e parregullt. Plani kërkon ndryshime ligjore......